Bahtiri: Ura e Ibrit do të hapet së shpejti dhe hapjen e saj nuk mund ta kushtëzoj askush

Bahtiri: Ura e Ibrit do të hapet së shpejti dhe hapjen e saj nuk mund ta kushtëzoj askush

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka paralajmëruar se ura e Ibrit do të hapet së shpejti dhe hapjen e saj nuk mund ta kushtëzoj askush. Ndërsa duke komentuar deklaratat e kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq mbi kushtëzimin e hapjes së urës së Ibrit, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka theksuar se askush nuk mund ta kushtëzoj hapjen e saj. Ne kemi një vendim, një marrëveshje në Bruksel të cilën e kemi arritur, që të bëhet revitalizimi i urës – që të lëshohet në qarkullim. Kjo do të ndodhë shpejtë, pavarësisht që dikush deklaron që kushtëzon diçka. Zotëri Rakiq ka dëshiruar çdo herë që Suhodolli në fund të merret në pjesën e veriut e që është e pamundur. Në asnjë formë, në asnjë mënyrë ajo nuk do të ndodhë. Ai duhet që të heqë dorë nga ajo pjesë dhe nuk do të mund ta ndal hapjen e urës së Ibrit. Ura është një marrëveshje ndërkombëtare në të mirë të të gjithë qytetarëve të Mitrovicës pa marrë parasysh nacionalitetin. Ura është për t’i bashkuar qytetarët. Për t’ua mundësuar lëvizjen e lirë, e jo për t’i ndarë, ka theksuar kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Gjuha e flamuri për të cilat dhenë e lanë me gjak. Mic Sokoli, Hasan Prishtina e Isa Boletini sot lirshëm përdoren në tokat dardane

Ali Ahmeti: Gjuha e flamuri për të cilat dhenë e lanë me gjak, Mic Sokoli, Hasan Prishtina e Isa Boletini sot lirshëm përdoren në tokat dardane

Kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti sot ka qëndruar në Bajram Curr të Tropojës ku …