Dragan Bursaç

Dragan Bursaq: Fikret Baçiqi, boshnjaku të cilit çetnikët serbë ia kanë vrarë 29 anëtarë të familjes

Më 25 qershor të vitit 1992,  ndoshta është shënuar  masakra më e madhe e pësimit fatal të  një familjeje gjatë  gjithë agresionit të forcave serbe në Bosnje dhe Hercegovinë. Fshati Zeçovë, ka  një varrezë, në afërsi të Prijedorit, qysh nga vera e vitit 1992. Aty tani është skalitur  një toponim që na përkujton  të keqen  dhe  gjakun.

Asokohe, Familja Baçiq, 33 prej tyre, kanë jetuar  të ngujuar  në një dhomë të vetme, për dy ditë. Çetnikët  ishin shpërngulu aty  për të parë, për pirë duhan, për  qeshur dhe për të hequr qafe nënat që i qetësonin fëmijët e tyre,  duke u premtuar  se gjithçka do të bëhet  mirë.

Njerëzit, qëndronin përplot, brenda në një dhomë, si në dhomën e gazit dhe  presin që kur për të gjithë ata,  “do të jetë mirë”.
Ata janë një  familje, ata e dinë mirë. Në fakt, dhoma e memorialit është e gjithë familja Baçiq nga Zeçova . Të mirë, të denjë dhe të përulur. Të gjithë ishin aty,  duke pritur, ditën e tretë kur “çdo gjë do të bëhet mirë”. Të gjithë ishin  atje, përveç kryefamiljarit, Fikret Baçiqit, i cili gjatë dimrit kishte shkuar për të punuar në Gjermani.

Ushtria po ikën.

Dëgjohen tingujt e zhurmshëm të pushkëve dhe hapat e ushtarëve…
Duket se gjithçka do të vazhdojë të jetë mirë. Kështu mendonte Zijad Baçiq, një 15-vjeçar, i cili rrinte ulur  pranë murit të bodrumit duke e shikuar fëmijët e familjes së  tij. Nga fëmija më i ri, dyvjeçar, deri te djali,  17 vjetësh.

“Çfarë  gabimi kemi bërë, në mënyrë që të na mbajnë këtu ngujuar si kafshët, për tri ditë rresht pa ushqim, pa ujë dhe në errësirë? Ne nuk jemi ushtarë, nuk kemi luftuar, ne nuk kemi bërë faje”, mendonte Zijadi. Dhe, përveç kësaj, të gjithë ata që janë në uniformë përreth nesh janë fqinjët tanë, ata nuk do të na bëjnë asgjë të keqe.

Ndoshta kanë ardhur për të mbrojtur, dhe këtë nuk po na tregojnë.

– “Le të dalin të gjithë, një nga një”!, ishte dëgjuar  një zë i frikshëm nga jashtë, i  cili iu kishte futur  frikën në asht.
Zijad i rrokullis  këpucët me një dorë duke u  dridhur. Pastaj kishte pasur fat. Një krismë dhe një tjetër, dhe një tjetër, atëherë gjithçka ndryshon. Zijad, zbath këpucët, kërcen në një anë dhe ikën përmes pyjeve, duke i ndjerë plumbat  rreth këmbëve. Fshihet në një kopsht afër dhe qëndron  pas murit të një shtëpie fqinje.

Ai është i gjallë, ka shpëtuar mrekullisht, por vrasësit padyshim kishin  një punë jashtë orarit. Ata kanë lëshuar breshëri plumbash  mbi të gjithë anëtarët e familjes Baçiq. Disa nga vrasësit  janë ende në lëvizje dhe me pistoleta  në duar “verifikojnë” mos ka shpëtuar gjallë ndokush.
Zijadi, i goditur nga tmerri e mizoria, sheh fytyrat e familjes së gjerë,  të vdekur.   Dhe sheh se  ekzekutorë ishin  fqinjët e tij. Atje, nga fshati fqinj, serbë, të cilët Zijadi nuk ka nevojë t’i njohë në veçanti. E pra, e njohin gjithë jetën e tyre.

Dhe kjo kishte zgjatur vetëm  disa minuta. Monstrumët çetnikë  do të shkojnë sërish për të parë e për të kontrolluar sërish  nëse ka mbetur  gjallë ndonjëri. Por për çudi,  nga 33 Baçiqët katër prej tyre mbijetuan masakrën.
Zijadi thotë: Unë rrija  aty për një kohë, me fqinjët, në arën me fasule, dhe pastaj shkova në shtëpi për të parë nëse dikush ishte  i gjallë. Te  fqinji im,  Ibrahimi,  pashë nga prapa një grua dhe dy fëmijë, të cilët ishin shtrirë mbi një ulëse, përballë  njëri-tjetrit. Ata i gjeten  aty dhe i vranë kujton, Zijad Baçiqi.
Zijadi disi arriti të depërtojë  në Travnik, në territorin e lirë, pastaj në Rijekë, dhe më në fund  në Gjermani.

Biri, vajza, gruaja, vëllai, nëna …

Dhe këtu, në fakt, është vetëm fillimi i një historie. A ju kujtohet Fikret Baçiqi, i cili shkoi në Gjermani para luftës? E pra, ai mëson të vërtetën, sesi njerëzit e gjallë për një çast kthehen, në njerëz të vdekur. Ai mëson se në Zeçovë ia   vranë fëmijët, gruan, vëllanë, fëmijët e vëllait të tij, nënën, vajzën e xhaxhait.

Në Amixhiq, ka mësuar se askush nuk ka mbetur gjallë nga brezi dhe të afërmit e tij  me përjashtim të Zijadit, të cilin e kishte shpëtuar Zoti.

Ai mëson se ia kanë vrarë djalin e tij, Nerminin, 12 vjeç, dhe vajzën  Nerminën, gjashtë vjet. Ai kupton se midis të vdekurve ishte  dhe djali i vëllait,  Ernesti vetëm dy vjeç.  Shumiën e grave dhe fëmijëve i vranë.
Dhe mbani mend këtë përgjithmonë: Fikret Baçiq e humbi  familjen e tij. Nuk është më ajo familje e zhurmshme, prandaj është e humbur. Çetnikët i vranë të gjithë nga familja e tij.

Por monstrumët  menjëherë fshehën trupat e të masakruarve dhe kështu filloi beteja e dytë e Fikretit.

Ai kthehet në vendin e tij, në vitin  1998, siç thotë, sepse ai besonte në shtetin e Bosnjës dhe Hercegovinës. Erdhi për t’i gjetur dhe për t’ i varrosur trupat e vrarë të  familjes së tij. Por as sot, dy dekada më vonë, ende nuk ka trupa. Dhe Fikreti bëri gjithçka vetë. Ai ishte vetë një hetues, detektiv, një mjek ligjor dhe një qytetar i pacientëve. Ai shkoi në Tomashicë, varrin më të madh masiv që nga Lufta e Dytë Botërore, por as atje nuk i gjeti trupat e tyre.
Ndërkohë, ai u takua me vrasësit e familjes së tij. Ata ishin në mes të lagjes, me të cilët kishte  lozur  në rininë e tij, me të cilët kishte marrë pjesë në dasma. Ishin serbë nga fshati fqinjë.

Plot 22 vjet pas çlirimit, Fikreti kishte  shikuar ferrin  e tij personal. Ai i vëzhgonte ata të gjuanin, duke u sjellë rreth shtëpisë së tij, sikur ata të vitit 1992. Ata i sheh duke jetuar dhe duke i rritur fëmijët e tyre. Dhe ai, Fikreti, ka mbetur  vetëm me dhimbjen tij,  duke bëtë përpjekje të gjejë kriminelët  dhe t’ i dërgojë para drejtësisë

Hienat dhe tregtarët e kockave njerëzore

Dhe  vazhdon rruga e tij e gjatë  si rrugë  xehenemi. Përveç kontaktit sy me sy me vrasësve, Fikreti  një ditë takohet edhe në tregtarët e kockave njerëzore. Ata i ofrojnë atij “ndihmë” në qoftë se ai paguan një shumë të konsiderueshme parash, që duhen  për “disa njerëz”. Fikreti refuzon, nga parimi dhe vazhdon kërkimin e tij. Me kushëririn e tij Zijad, si dëshmitar, ngadalë vendos një histori dhe mbyll rrethin e përbindëshve. Në fund, Prokuroria u përball me prova të forta.

Në nëntor të vitit 2014, pas 22 viteve të lirisë dhe mbrojtjes nga shteti, banda u arrestua.

Kriminelët u paditën për vrasje, tortura, dhunë seksuale, shkatërrim dhe përvetësim të pronave të fshatarëve në fshatin Zeqovë, në korrik të vitit 1992. Të akuzuarit ishin Dushan Miluniq, Radomir Stojniq,  Radovan Çetiç, Dushko Zoric,  Zoran Stojniç, Zeljko Grbic, Ilija Zoriq, Zoran Miluniq, Boshko Grujiçiq, Ljubisha Çetiç Rade dhe Urosh Grujčiq, Zdravko Antoniq dhe Rajko Ignjatoviq.

Jo, kjo kurrë nuk do të kishte ndodhur po të mos  kishte qenë vetë puna këmbëngulëse dhe  e përkushtuar e Fikret Baçiqit, i cili kishte rrugëtuar nga  një shtet në tjetrin për të bërë punën e saj. Dhe nga  gjithë kjo katrahurë mizorie,  Fikreti me modesti  duke zgjatur  dorën e tij kërkon të bisedojë  me vrasësit e gjithë familjes, të bisedojë me ata njerëz, në një tryezë, jo në sallën e gjyqit. Ai thotë se do t’iu kërkonte vetëm një  pyetje të madhe.

Pse? Pse ia kanë vrarë familjen?

Ai thotë se kurrë nuk mendon të hakmerret, por dëshiron  të dijë kush i ka vrarë familjen, fëmijët…

Dhe tani ai ndodhet në  pjesë të dytë, më të vështirë të punës. Atij i  duhet për të gjetur eshtrat e familjes së vrarë, 29 prej tyre,  në fakt, për të zbuluar se ku i  kanë trupat e tyre. Fqinjët  edhe pse kanë heshtur për 26 vjet,  dikush duhet t’i  dijë ku janë varrosur. Por edhe fshehja e një trupi është krim. Sigurisht se në  një vend pa shtet, asgjë nuk ndodh, askush nuk përgjigjet.

“Ata janë gjallë, por ju nuk e dini …”

Në Prijedor u vranë  3.176 qytetarë të tjerë. Rreth 800 prej tyre ende mungojnë. Ka edhe të tjerë rreth nesh. Janë gjithashtu edhe 29 Baçiqët.

Fikret Baçiqi  nëe Zeçiq. Ai është  martuar përsëri dhe ka dy djem të binjakë. Njëri është e ka emërtuar  Nermin, sipas të birit që ia kishin  vrarë dhe tjetrin  Refik, në kujtim të vëllait të tij.

Vetë Fikretit iu desh  të ndërtonte pllakën  përkujtimore për  tij për familjen e tij, sepse nuk kishte asnjë ta ndihmonte, sepse nuk ka shtet.  Fikreti qëndron me dinjitet  dhe i lutet Zotit në pllakën ku shkriun “. Mos u thuaj atyre që janë vrarë në rrugën e All-llahut se kanë  vdekur! Jo, ata janë gjallë, por ju nuk e dini.

Në poshtë data,  25 korrik 1992.

Pas 26 vitesh ka filluar goditja e bishave, në Prijedor.

Fikreti po lufton për të gjithë ne!

Për të vërtetën!

Dhe ne, çfarë po bëjmë ne?

(Al-Xhazira RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

F- etnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar, është një …