Bajram Arifi: Për dëshmorin Artan Abazi duhet të ngrihen dy flamuj nderi, në Lluçan dhe në Dobrosin

Bajram Arifi: Për dëshmorin Artan Abazi duhet të ngrihen dy flamuj nderi, në Lluçan dhe në Dobrosin

Në ditën e rënies së dëshmorit të UÇPMB-së,nga “Kosova Lindore” Artan Arif Abazi nga Miratova e Preshevës, sikur në Lluçan ashtu edhe në Dobrosin te varri dhe vendi ku ka rënë heroikisht, komandant “Miratoca” për veprën dhe shëmbëlltyrën e dëshmorit Artan Abazi  u bënë homazhe në shenjë respekti. Me rastin e përvjetorit të rënies së tij, heroikisht,  në luftë përballë armikut, delegacione të shumët nga Lugina e Preshevës, përfaqësues nga i tërë spektri politik dhe ushtarak si dhe familjarë e bashkëfshatarë të dëshmorit duhet të gjunjëzohen dhe të betohen për vazhdimin e amanetit të dëshmorit të UÇPMB-së!

Vlen të theksohet se shëmbëlltyra e Artanit, Komandant “Miratoca” t`i shërbejë për unitet faktorit politik në “Kosovën Lindore”! Rënia në fushën e nderit të shumë dëshmorëve dhe derdhja e ati gjaku,na jep të nënkuptojmë shumëçka, sepse bash për këtë Atdhe e vend kishte dhënë jetën për liri komandant “Miratoca”. Me 18 Shkurt 2001.Dhe rënd plagoset Bajram Arifi Komandant Bala, i Zonës Operative Lluçan. Brigada 111 Fatmir Ibishi! Dëshmorët kërkojnë, që heroizmi dhe gjaku i tyre që ranë për këtë tokë shqiptare, jo vetëm të përkujtohet por të na shërbejë si shembull për punë dhe unitet mes faktorit shqiptarë!  Në rrugën e drejtë për realizimin e aspiratave tona, duke quar në vend amanetin e heronjve tanë të rënë për liri dhe pavarësi për të gjithë shqiptarët në Ballkan.

(Gjilan, 17 shkurt 2017 Bajram Arifi.ish komandant Bala)

Kontrolloni gjithashtu

Çka kanë thenë për serbët dhe Serbinë personalitete të njohura botërore

Dr. Skënder Demaliaj: REHABILITIMI I ÇETNIKËVE NË SERBINË E SOTME

Që në Luftërat Ballkanike në vitin 1912, në Mbretërinë Jugosllave e gjatë Luftës së Dytë …