Bajram Begaj thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rol vendimtar për Kosovën e lirë e të pavarur

Bajram Begaj: Ekziston rreziku i eskalimit të situatës në veri të Kosovës, pasi atje ka struktura kriminale

Kryetari  i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se ekziston rreziku i eskalimit të situatës në veri të Kosovës, pasi ka thënë se strukturat kriminale atje mund ta provokojnë këtë, pasi tje ka struktura kriminale të përkrahura nga elementet shtetërore që mund të cenojnë sigurinë. Ajo që mund të them është që të ruajmë qetësinë dhe të marrim çdo incident me qetësi e ta raportojmë në media, mos ta lëmë Serbinë që të keqinformojë për ngjarje të caktuara”, ka thënë Begaj për RTK-në. Shqipëria do të qëndrojë në krah të Kosovës me të gjitha mjetet, por  dialogu është mënyra e duhur për të arritur paqen e përhershme në rajon.

Ne jemi në kohën kur  vetëm me dialog mundemi t’i zgjidhim problemet që mund të na dalin. Dhe rruga euroatlantike e Kosovës është e pashmangshme, e patjetërsueshme dhe e duhur, ndaj me ndihmën e SHBA-së, BE-së dhe aleatëve tjerë, dialogu duhet të avancohet tutje”, ka thënë Begaj.

Kontrolloni gjithashtu

Millojko Spajiq, ka folur sërish lidhur me qëndrimin e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, është shprehur se qëndrimi zyrtar do të bëhet …