Bajram Begaj për Rezolutën e PE: Mesazh i qartë për përparimin evropian të Shqipërisë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përshëndetur miratimin e rezolutës së Parlamentit Evropian mbi progresin e Shqipërisë gjatë viteve 2023–2024, duke e cilësuar atë si një sinjal të qartë mbështetjeje për reformat dhe rrugën evropiane të vendit. Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, presidenti Begaj e ka vlerësuar rezolutën si një inkurajim për të vijuar me përkushtim procesin e reformave që i hapin rrugë integrimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. “Konfirmimi dhe mbështetja e Parlamentit Evropian i jep Shqipërisë me rezolutën e fundit energji për procesin e reformave drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Mirënjohja duhet të shprehet me punë dhe bashkëpunim parlamentar në të gjitha drejtimet dhe për çdo aspekt të rezolutës”, u shpreh Presidenti Begaj. Rezoluta e miratuar në Strasburg është konsideruar një dokument orientues për hapat e mëtejshëm të Shqipërisë në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit, ndërsa vlerësimi nga institucionet evropiane shihet si nxitje për përshpejtimin e këtij procesi.

Ask ChatGPT

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …