Brickos

Bajram Qerkini

Bajram Çerkini: Unë jam shumë i pakënaqur, në organet e shtetit lidhur me personat e pagjetur

Drejtori i shoqatës së personave të pagjetur, “Zëri i Prindërve’’, Bajram Çerkini, ka thënë se çdoherë kritikon komisionin qeveritar për mos punë në raport me këta persona. I kritikoj edhe mjerisht, haptas po them, jam aq i mllefosur, kur thuhet një alarm dhe del në gazetë, kur thotë: ‘Alarmohet nga Serbia, 20 autobusë me shqiptarë dyshohet se u varrosën në Shtaval’ ”. 20 autobusë nga 40 vetë, bëjnë 800 vetë – Batajnica e dytë, aty i kemi nxjerrë ne afër 900 vetë”, kujton Çerkini.”Tash ky alarm është heshtur. Kanë gërmuar dy vende dhe e kanë ndalë punën. A din çka do të thotë kjo për familjarët?” Ai tha se ky nuk është rasti i vetëm ku alarmohet për trupa të personave të pagjetur shqiptarë të Kosovës. ”Unë jam shumë i pakënaqur, për punën të cilën duhet ta bëjnë më seriozisht dhe duhet të angazhohen për personat e pagjetur, jo veç komisioni qeveritar, jo veç institucionet – po komplet shteti, ka thënë veë tjerash Bajram Çerkini.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …