Deputjetja e LDK-së

Bajrami: LDK-ja ose qëndron në opozitë ose qeverisë vetë

Anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh ministre në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka folur rreth krijimit të institucioneve pas zgjedhjeve të 11 qershorit. Ajo ka thënë se LDK-ja ose qëndron në opozitë ose qeverisë vetë. “U bënë të gjithë së bashku, na rrezuan me të vetmen akuzë që nuk ecnim shpejtë. Tani të gjithë na duan në Qeveri sepse s’mund të lëvizin pa ne. Ne rrimë në opozitë ose do të qeverisim vetë. LDK-ja nuk bartë asnjë përgjegjësi për situatën e krijuar dhe atë që mund të krijohet në ditët në vijim, përgjegjësia është e skenaristëve të kësaj situate, e që janë të gjitha partitë politike përveç LDK-së”, ka shkruar Bajrami në rrjetin social.

 

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …