Bozhidar Dimitrov: Maqedonia perëndimore është krejtësisht shqiptare

Bozhidar Dimitrov: Maqedonia perëndimore është krejtësisht shqiptare

Profesori bullgar i  historisë, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar të Bullgarisë, Bozhidar Dimitrov, asnjëherë nuk është pajtuar me shpikjen e kombit sllavo-maqedonas.  Duke mbrojtur këtë tezë  ai shpeshherë ka qenë pjesë e provokimeve të ndryshme në marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë. Ai me të drejtë konstaton se nuk ka gjuhë maqedonase, sepse ajo është vetëm një dialekt bullgar. Ai po ashtu është i njohur për pikëpamjen e tij se të gjithë popujt e Ballkanit kanë nga dy shtete, janë Kosova dhe Shqipëria, Serbia dhe Republika Srpska, Greqia e Qiproja, dhe Bullgaria e Maqedonia. Në një intervistë me agjencinë e lajmeve të Sofjes “Fokus” ka folur për vizitën e kryeministrit, Zoran Zaev në Bullgari, marrëveshjen për marrëdhënie të mira fqinjësore, dhe reagimet më pas. Për Dimitrov, Maqedonia dhe Bullgaria “nuk kanë qëlluar asnjë plumb të vetëm me njëri-tjetrin.” Ai thotë se “VMRO nuk ishte organizimi i Maqedonisë, por organizimi i bullgarëve në Maqedoni…”, dhe gjithashtu ai thotë se “në Maqedonine lindore bullgarizmat më tepër janë ruajtur”, kurse në “Maqedoninë perëndimore nuk ka sepse  ata janë shqiptarë.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …