Arsim Bajrami

Bajrami: Nuk do ti mbyllim shkollat turke në Kosovë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka shprehur se nuk ka asnjë kërkesë nga Turqia për mbylljen e shkollave turke Mehmet Akif, dhe ka shtuar më tej se edhe nëse do të kishte një kërkesë e tillë nuk do të miratohej se kjo çështje i përket punëve të brendshme të Kosovës. Bajrami vlerësoi se për këto shkolla kanë hapur këtë debat pas ngjarjeve në Turqi por qëndrimi zyrtar i ministrisë është që të respektojmë kushtetutën e Kosovës, jemi shtet i pavarur dhe politikat arsimore i ndërtojmë si qeveri e Kosovës.”  “As nga ministri i arsimit në Turqi kur kemi qenë në takim nuk ka pasur asnjë kërkese dhe ne i kemi bërë atje me dije se respektojmë kushtetutën e ligjin e Kosovës. Në momentin që ne shohim se këto dalin jashtë funksionit atëherë veprojmë.” tha ministri Bajrami.

 

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …