leoni

Bajrami: Qeveria e Shqipërisë të heqë çmimin referent për pataten e Kosovës

Bajrami: Qeveria e Shqipërisë të heqë çmimin referent për pataten e Kosovës

Ministrja në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami ka reaguar ndaj çmimit referent për pataten e Kosovës të vendosur nga Shqipëria. Bajrami thotë se në rast se Shqipëria nuk heqë çmimin referent për produktet e Kosovës, atëherë pala kosovare do të veprojë njëjtë karshi produkteve që Shqipëria eksporton në Kosovë. Ministrja Bajrami ka thënë se të dy qeveritë kanë nënshkruar marrëveshjet e Tregtisë së Lirë dhe të njëjtat duhet të zbatohen. “Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë janë në favor të zhvillimit ekonomik vetëm kur vendet nënshkruese zbatojnë ato drejt dhe duke respektuar partnerët e tyre. Prodhuesit e vendit tonë shpesh po përballen me barriera nga vendet fqinjë. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është e gatshme për ju dalë në mbrojtje prodhuesve dhe njerëzve të vyeshëm të vendit tonë. Për rastin e patates tashmë kemi kontaktuar autoritetetshqiptare, kemi kërkuar largimin të menjëhershëm të çmimit referent. Përndryshe, ne do të veprojmë njëjtë për produktet që Shqipëria eksporton në Kosovë. Kam biseduar me Ministrin Hoti, Drejtorin e Doganave të Republikës së Kosovës dhe po punojmë të tejkalohet ky problem. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë kanë marrëveshje të nënshkruara dhe duhet të zbatohen pasi në të kundërtën humbet arsye e këtyre dokumenteve që kanë firmat e Kryeministrave të dy vendeve”, ka shkruar ajo në rrjetin social.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …