Brickos

Serbët protestuan në vendkalimin kufitar të Jarinjes

Baki Kelani bëri të ditur se tre serbë janë ndaluar, në Jarinje, por jo në afërsi të ndonjë qendre votimi

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka folur rreth ndaljes së një autobusi me mbi 50 udhëtarë në pikën kufitare në Jarinje, e ku dyshohet për një mjet shpërthyes. Ai  tha se në hyrje të pikës kufitare në Jarinje policia gjatë kontrollit të një autobusi me targa të qytetit të Serbisë, Kragujevc ka gjetur mjete të dyshimta shpërthyese. Ekipi i policisë tani është duke bërë verifikimin e mjetit të dyshuar. Kelani bëri të ditur se tre persona serbë janë ndaluar, por sipas tij është herët të thuhet nëse rasti ka të bëjë me procesin zgjedhor, pasi rasti ka ndodhur në Jarinje dhe jo në afërsi të ndonjë qendre votimi.

Edhe shefi operativ i Policisë së Kosovës, Zheljko Bojiq, ka thënë se në pikëkalimin e Jarinjës janë arrestuar 3 persona, ndërkohë që granatat që janë gjetur në autobusin me targa të Kralevës janë çaktivizuar. “Tre persona janë arrestuar në Jarinjë me urdhër të prokurorit”, ka thënë Bojic për RTS. Probleme me ardhjen e serbëve në Kosovë ka pasur dhe në pikëkalimin e Dheut të Bardhë. Policia nuk ka lejuar të hyjnë autobusët, për shkak të mungesës së lejeve për operime, ndërkohë që kjo ka bërë që serbët ta kalojnë këmbë kufirin.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …