leoni

Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, pas miratimit të Ligjit për Rimëkëmbjë Ekonomike. Balaj-Halimaj ka shkruar

Balaj-Halimi: Mocioni për rrëzimin e Qeverisë nuk është serioz, Vetëvendosje nuk i ka nënshkrimet as për thirrjen e seancës

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimi, ka thënë se inicimi i mocionit për rrëzimin e Qeverisë Hoti nuk është serioz. “Vetëvendosje nuk i ka nënshkrimet as për thirrjen e seancës e lëre më ta rrëzojnë qeverinë. Ngritja e një mocioni në këtë kohë pandemie është e padrejtë, kur vetë ata deklaronin se nuk duhej rrëzuar Qeveria e kaluar e udhëhequr nga Kurti, për shkak të pandemisë”, ka deklaruar Balaj-Halimi. Duke folur për menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë Hoti, ajo ka thënë se në kohën kur ishim të mbyllur ka qenë më e lehtë të menaxhohej pandemia. “Qeveria aktuale ka qenë e detyruar, siç ka qenë e gjithë bota, që të bëhet hapja e ekonomisë. Kemi bërë atë që ka thënë IKSHPK-ja”, ka shtuar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …