Banka Botërore flet për rritjen ekonomike në rajon

Banka Botërore për sivjet parashikon rritje më të lartë ekonomike në rajonin e Kosovës me 3,9 për qind

Në raportin më të ri Banka Botërore për sivjet parashikon rritje më të lartë ekonomike në rajonin e Kosovës me 3,9 për qind. Parashikohet që Shqipëria do të këtë rritje ekonomike prej 3,5 për qind, BeH-ja 3,2 për qind, Mali i Zi 3,3 për qind, Serbia 3 për qind dhe Kroacia 2,9 për qind. Ekonomia e Maqedonisë sipas parashikimit më të ri të bankës Botërore sivjet do të ketë rritje vetëm prej 2,8 për qind, kurse vitin e ardhshëm 3,3 dhe në vitin 2019 rritje prej 3,8 për qind. Ekonomia në vitin 2018 në rajon duhet të ketë rritje prej 4,2 për qind në Kosovë, 3,7 në BeH, 3,5 për qind në Shqipëri dhe Serbi, Mal të Zi 3 për qind, 2,5 në Kroaci. Në vitin 2019 parashikohet rritje e ekonomisë së Kosovës nga 4,4 për qind, në BeH ekonomia duhet të ketë rritje prej 4 për qind, Shqipëria prej 3,8 për qind, Serbia 3,5 për qind, Kroacia 2,6 për qind dhe Mali i Zi 2 për qind.

Kontrolloni gjithashtu

Sot publikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Më 23 korrik fillon regjistrim i votuesve jashtë vendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi i regjistrimit të votuesve jashtë …