Njoftohen të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se me datë 22/Maj/2016, do të organizohet PROTESTË nga banorët e fshatit Lipë e Komunës së Pejës dhe përreth, me kërkesë të mbrojtjes e Kalasë së lashtë Ilire, dhe futjen e saj në UNESCO si trashëgimi e kulturës tonë autoktone Shqiptare Ilire, themelet e së cilës kanë filluar të lëkundën dhe po kërcënohet të rrënohet në tërësi nga një gurthyes. Qëllimi i protestë është sensibilizimi i qytetarëve në raport me trashëgiminë kulturore duke kërkuar gjithashtu nga UNESCO dhe institucionet lokale dhe qendore për ruajtjen e këtyre monumente tona kulturore. Protesta fillon në ora 13:00, vendtakimi në Brestovikë tek seperacioni “Erozioni” Përveç banorëve të fshatit Lipë ftoj edhe Arkeologët, Mediat dhe të gjithë ata që duan të ruajnë Trashegimitë Kulturore të Kosovës. (Albert Zekaj)
