Priten reshje të mëdha shiu, paralajmërohen vërshime!

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet e shiut të cilat me intensitet të ulët, kanë filluar gjatë mëngjesit të ditës së sotme (20/05/2016), fillimisht në pjesën perëndimore të Kosovës, gjatë ditës pritet ta përfshinë të tërë territorin e vendit. Intensiteti i tyre pritet të jetë më i lartë gjatë orëve të pasdites, duke përfshi tërë Kosovën dhe me gjerë rajonin e Ballkanit.Sasia e reshjeve brenda 24 h në disa pjesë, pritet të arrin rreth 50 – 60 mm. (l/m2). Reshjet me interval dhe intensitet të ndryshuar do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme 21/05/2016, duke arritur në total rreth 80 mm/48/h.

Nga këto reshje niveli nëpër lumenj sidomos atyre me karakter malorë. pritet që të jetë më i vrullshëm dhe më i shpejt, ku si pasojë fillimisht do të ketë vërshime si dhe rrëshqitje të tokës me ndjeshmëria për zonat e prekura dhe më tepër të ekspozuara: shumë të lartë 17%, të lartë 58%, të moderuar 11%. Zonat me potencial të lartë të vërshimeve janë pjesa veriore e vendit, konkretisht rrjedha e lumit Ibri dhe Sitnica me degët e tyre, pastaj pjesa lindore e Kosovës, sidomos (Kriva Reka) me degët e saja, pjesa jugore, lumi Lepenci dhe Nerodimja. Po ashtu vërshime lokale pritet të ketë edhe në disa pjesë të Dukagjinit, sidomos pjesa veriperëndimore e sajë (Bistrica Pejës, Deçanit) me disa degë të tyre dhe pjesa jugore e Dukagjinit (Bistrica Prizrenit, Toplluha, Mirusha etj. Reshjet e shiut pritet të ndërpriten gjatë orëve të mbrëmjes së datës 22/05/2016. Për me shumë shihni bashkëngjitur Raportin nga Instituti Hidrometeorologjik ( Afrim Berisha)

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …