leoni

Banorët e fshatit Prelez i Jerlive votuan për rregullimin e tubacionit të ujit për skaj rrugës

Pas një takimi të parë mes përfaqësuesve të pushtetit lokal dhe banorëve të fshatit Prelez i Jerlive, ku u diskutua për projektet e mundshme në kuadër të buxhetimit me pjesëmarrje, të hënën banorët patën mundësinë të votojnë për prioritetin e tyre kryesor.

Në votimin e sotëm, banorët në mënyrë unanime vendosën për rregullimin e tubacionit të ujit për skaj rrugës së fshatit të tyre.

Buxhetimi me pjesëmarrje është një proces i ri, përmes të cilit 1% e buxhetit për investime kapitale ndahet për projekte të propozuara dhe të votuara nga vetë qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë, ADA Austriake dhe Caritasi Zviceran diskutojnë për mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit

Sot, zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, i shoqëruar nga drejtorët komunal, Naim Pira …