Banorët serbë ende po vazhdojnë të qëndrojnë në pikën kufitare në Jarinje, aty ku po qëndron edhe Policia e Kosovës

Banorët serbë ende po vazhdojnë të qëndrojnë në pikën kufitare në Jarinje, aty ku po qëndron edhe Policia e Kosovës

Autoritetet kosovare kanë nisur dje aplikimin e masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia. Por, qytetarët serbë kanë bllokuar rrugët në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë, në shenjë pakënaqësie. Ata kanë qëndruar gjatë gjithë natës atje. Në Jarinje e kanë kaluar natën edhe policët e Njësisë Speciale. Qytetarët serbë kanë ngritur një tendë dhe kanë ndezur një zjarr, derisa policët kosovarë po vëzhgojnë situatën nga rruga. Ndryshe, sipas vendimit, veturat që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikëkalimet kufitare të Kosovës. Këto targa të përkohshme po u vendosen veturave në xhamat para dhe prapa. Qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë shoferët me targa të lëshuara nga Serbia, duhet të paguajnë 5 euro për targa të përkohshme dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …