Bardhul Mahmuti

Bardhyl Mahmuti: A është e gatshme VMRO-ja e Nikolla Gruevskit “të vdesë” pa kundërshtuar?

Pas dështimit të  Nikolla Gruevskit për ta formuar qeverinë, shumëkush mendonte se do t’i jepej mandati LSDM-së, si forcë e dytë parlamentare për nga numri i mandateve të fituara në zgjedhjet e fundit. Në prononcimet e mia lidhur me këtë çështje në një intervistë ekskluzive për gazetën “Epoka e re” unë kam shprehur skepticizëm sa i përket mundësisë për t’ia dhënë mandatin LSDM-së dhe nuk përjashtova as mundësinë që Gjorgje Ivanovi t’i jep një mandat të dytë VMRO-s.

Gjatë tërë ditës së djeshme Presidenti i Maqedonisë pati konsultime me shumicën e forcave politike parlamentare. Pas takimit me Presidentin e Maqedonisë, Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev deklaroi se kishte shkuar të merrte mandatin, por presidenti nuk ia dha. Nëse vërtetë ai ka besuar se Gjorgje Ivanovi do t’ia jepte mandatin atëherë Zoran Zaev bën publik naivitetin e vet. Për mendimin tim, “MOS-VENDIMI” i Gjorgje Ivanovit për t’i dhënë mandatin LSDM-së është VENDIM që t’i jepet VMRO-së një mandat i dytë për të bërë përpjekje që të sigurojë numrat e nevojshëm për krijimin e qeverisë. Konstatimi i tillë del qartë nga deklarata e Ivanovit “se mandat për formimin e Qeverisë së re do të marrë partia ose koalicioni i cili do të më informoj dhe dëshmojë se ka siguruar shumicë në Parlament”. Prandaj, ky VENDIM i Ivanovit është kohë shtesë për Nikolla Gruevskin që të vazhdojë me përpjekjet për formimin e qeverisë.

Por, situata e krijuar nga kjo formë e vendimit të Gjorgje Ivanovit shtron dilema të shumta. Ajo që më së shumti shfaqet si preokupim ka të bëjë me çështjen nëse LSDM-ja do të mundet të sigurojë “mbledhjen e numrave” të nevojshëm për krijimin e qeverisë dhe në rast se përgjigja do të ishte pozitive cili do të ishte qëndrimi i VMRO-së. Me një fjalë a mund të mendohet që VMRO-ja të pranojë të mbetet jashtë pushtetit.

Secili njeri që ka përcjellë zhvillimet politike në Maqedoni e di fare mirë se VMRO-ja është forca politike që përfaqëson ideologjinë e vjetër, politikën urrejtjes ndërnacionale dhe të ekskluzivitetit etnik. Si mishërim i të vjetrës, ajo bën përpjekjet maksimale për të mbijetuar, aq më tepër kur përfaqëson forcën politike më të madhe në Maqedoni. Kalimi nga kjo gjendje në një gjendje të re që do të ishte në përputhje më frymën demokratike të institucioneve euro-atlantike mund të jetë vetëm si rezultat i luftës që duhet të zhvillohet në mes pikëpamjeve të reja me ato të vjetrat. Përgjigjen nëse VMRO-ja do të pranonte një rirreshtim eventual të forcave politike për të qeverisur me vendin në përputhje me prioritetet që shtrohen për Maqedoninë e gjejmë në thënien e Hegelit. Kur flet për ndryshimet rrënjësore në shoqëri ky filozof gjerman thekson se kalimi nga e vjetra në diçka të re mund të bëhet në dy forma: në mënyrë paqësore, kur e vjetra është e vetëdijshme se duhet të vdesë pa kundërshtuar, dhe në mënyrë të dhunshme, kur e vjetra nuk pranon të vdes pa kundërshtuar… Kjo thënie e Hegelit i jep mundësi secilit lexues të mendojë nëse VMRO-ja e Nikolla Gruevskit është e gatshme “të vdesë” pa kundërshtuar dhe t’ua lëshojë vendin qasjeve të reja. Unë kam bindjen e fortë se VMRO-ja, si forcë kriminale që shndërroi edhe shtetin në shtet kriminal, do të bëjë të gjitha përpjekjet përmes strukturave që i kontrollon për të mbetur në lojë. Për këtë arsye, edhe në rast se LSDM-ja pranon kërkesat e partive politike shqiptare të shtruara në deklaratën e përbashkët dhe krijojnë mazhorancën parlamentare, nuk besoj se gjërat do të zhvillohen aq lehtë. Nuk e përjashtoj mundësinë që Presidenti i Maqedonisë, i cili nuk është asgjë tjetër pos marionetë e Nikolla Gruevskit, të krijojë kushtet për shpërndarjen e parlamentit dhe çuarjen e vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Për këtë arsye shqiptarët duhet të jenë unik rreth objektivave strategjike të shtruara në  Deklaratën e përbashkët të partive shqiptare të Maqedonisë. Krahas unitetit të nevojshëm vigjilenca është e domosdoshme sepse të gjithë ata që kanë interes që partitë politike të shqiptarëve në Maqedoni të bëhen copa në mes veti nxisin mosbesimin dhe përçarjen mes tyre. Fatkeqësisht disa funksionarë të strukturave udhëheqëse të partive nënshkruese të marrëveshjes së 7 janarit 2017 lëshojnë akuza të rënda kundër njëri-tjetrit. Veprimet e tilla janë shumë të dëmshme, sepse pasojat e përçarjes do t’i ndjejmë të gjithë mbi kurrizin tonë.

 

2 shkurt 2017

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …