Bardhyl Mahmuti

Bardhyl Mahmuti: Kur krimineli dekoron kriminelin

Shteti serb vazhdon të inkurajojë përfaqësuesit e shteteve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Pasi dekoruan të gjithë udhëheqësit e shteteve aziatike që nuk njohin pavarësinë e Kosovës, Tomisllav Nikoliqi vazhdoi me përfaqësuesit e shteteve afrikane. Në mesin e të dekoruarve nga ky kriminel që është në krye të shtetit që ka kryer gjenocid në Kosovë, Bosnje e Kroaci u dekorua edhe Kryetari i Sudanit, Omar el-Beshiri. Si përgjegjës për krimet e tmerrshme të kryera në Darfur, Gjykata Penale Ndërkombëtare ngriti padi kundër Kryetarit sudanez, Omar el-Beshiri, për krim kundër njerëzimit dhe gjenocid. Përkundër ndjekjes ndërkombëtare Omar el-Beshiri është në krye të shtetit. Përkundër fakteve të panumërta për implikimin e drejtpërdrejtë në krimet e gjenocidit të Tomisllav Nikoliqit, të Vojisllav Sheshelit, të Lubisha Dikoviqit dhe shumë kriminelëve të tjerë Drejtësia Ndërkombëtare nuk është e fuqishme të ndërmerr asgjë.

Përkundrazi, lirohen nga akuzat si të pafajshëm përderisa në procese të montuara gjyqësore janë dënuar çlirimtarët e Kosovës: Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Rrustem Mustafa, Latif Gashi, Sahit Jashari, Jahir Demaku, Zeqir Demaku, Nexhat Demaku, Hysni Thaçi, Avni Zabeli, Burim Ramadani, Arsim Ramadani,  Arben Kiçina, Blerim Kiçina, Fahredin Gashi, Driton Hajdari, Shpresim Ukaj, Sadik Abazi, Bekim Sylaj, Shaban Sylaj dhe priten procese të reja mbi baza të akuzave të rrejshme, të mbështetura në sajimet e Shërbimit Sekret Serb dhe të “dëshmuara” nga dëshmitarët e përgatitur nga ky shërbim sekret. Është koha që të mobilizojmë tërë energjitë tona politike në koordinimin politik dhe diplomatik në interes të vendit. Është koha që të kemi, përtej divergjencave në fusha të caktuara, një konsensus minimal rreth kësaj çështje. Në të kundërtën pasojat bien mbi të gjithë ne!

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …