Nik Gjeloshaj

Bartësi i Listës Shqiptare në zgjedhjet e 30 gushtit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, pretendon dy deputetë në Kuvend

Bartësi i Listës Shqiptare për zgjedhjet e 30 gushtit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, ka ftuar shqiptarët e kësaj ane që të dalin në numër sa më të madh në zgjedhje. Ai është shprehur i bindur se kjo listë do të fitojë dy deputetë në Parlamentin e Malit të Zi. Në një intervistë për “Epoka e re”, ai ka vlerësuar se këta deputetë do të jenë vendimtarë për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve. “Presim që ‘Lista Shqiptare Genc Nimanbegu-Nik Gjeloshaj’ do të korrë sukses në zgjedhjet e 30 gushtit duke i fituar dy mandate. Ashtu flasin edhe sondazhet e bëra ditët e fundit. Dy mandate shqiptare mund të jenë vendimtare në konstelacionin politik që do të krijohet pas zgjedhjeve. Të gjithë e shohim ndarjen si me thikë të elementit malazias-serb në Mal të Zi. Unë nuk pres lëkundje tektonike në këtë skenë, por të jesh vendimtar me votën tënde di të jetë me interes shumë të madh për ne shqiptarët, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …