Basha: Nuk e njohë referendumin e organizuar nga Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha  ka deklaruar se nuk e njeh referendumin e organizuar nga Sali Berisha dhe ka përkujtuar se Sali Berisha është përjashtuar si anëtar i grupit parlamentar të PD-së dhe rrugët e PD-së me atë janë të ndara. “Demokratët zgjedhin interesin kombëtar, zgjedhin të ardhmen dhe sot PD është pastruar nga e shkuara. Fokusi i tyre është organizimi i zgjedhjeve dhe heqja nga pushteti të atyre me vota të vjedhura dhe për të nisur reformat dhe luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar” ka theksuar kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ai ka theksuar më tutje se Berisha mund të organizojë protesta kundër SHBA-ve, të formojë shoqata por është i përjashtuar nga Kuvendi Kombëtar i PD-së. Fokusi i jonë do të jetë t’i japim fund qeverisjes në krye me Edi Ramën që po ua bën jetën ferr shqiptarëve”, ka deklaruar mes tjerash kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Pas mbledhjes së kryesisë së PD-së, tha se 5004 delegatë në Kuvendin Kombëtar me një shkëmbim mendimesh dhe liri të plotë, vendosen me votën e tyre për të ardhmen e Shqipërisë, pasi shqiptarët prisnin ndryshimin dhe e presin nga ata edhe sot.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …