MIT
valamobile
kek
Airport Adem Jashari
mbpzhr grante
Fillimi / Lajmet / Bashkëkryesuesit e Ekipit Negociator, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti kanë qëndruar në Bruksel
Në Samitin e Parisit i cili do të mbahet më 1 korrik do të marrin pjesë edhe Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti

Bashkëkryesuesit e Ekipit Negociator, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti kanë qëndruar në Bruksel

Bashkëkryesuesit e Ekipit Negociator, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti sot kanë qëndruar në Bruksel.  Burime të agjencisë serbe ‘Tanjug’ kanë konfirmuar prezencën e Limajt dhe Ahmetit në Bruksel duke thënë se janë takuar me Angelina Eichhorst, udhëheqëse e politikave të Ballkanit Perëndimor dhe ekipin e saj. Të njëjtat burime thonë se ky është një nga takimet teknike që delegacioni i Prishtinës mbanë me përfaqësuesit e EEAS si dhe të BE-së. ‘Tanjug’ thotë se nga Brukseli kanë theksuar se diskutimi për platformën do të jetë i mundur vetëm pasi të vazhdohet dialogu në mes dy vendeve dhe të hiqet taksa ndaj mallrave serbe. Pas arritjes në Bruksel, Limaj dhe Ahmeti nuk kanë dashur të komentojnë më shumë arsyen e vizitës duke thënë se është në nivel teknik.  Së bashku me Ekipin Negociator është edhe Blerim Shala, këshilltar i kryetarit, Hashim Thaçi. Në Beograd thonë se Platforma e miratuar nga Kuvendi i Kosovës është e papranueshme pasi sipas tyre çon në ngrirjen e konfliktit.

Kontrolloni gjithashtu

Haradinaj: Në këtë ditë i nderojmë të gjithë njerëzit që nuk kursyen asgjë për lirinë dhe pavarësisë e tokave shqiptare

Haradinaj: Në këtë ditë i nderojmë të gjithë njerëzit që nuk kursyen asgjë për lirinë dhe pavarësinë e tokave shqiptare

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka kujtuar 20- vjetorin e Çlirimit të Vushtrrisë. Ai thotë ...