Brickos

Bashkësia Islame e Kosovës kërkon nga personat e infektuar dhe moshuarit të mos shkojnë në xhami

Bashkësia Islame e Kosovës kërkon nga imamët që ligjërata gjatë xhumasë të zgjatë me se shumti 10 minuta

Bashkësia Islame e Kosovës ka kërkuar nga imamët që ligjërata gjatë xhumasë të zgjatë me se shumti 10 minuta dhe t’u kushtohet vetëm masave mbrojtëse ndaj koronavirusit. “Mbështesim të gjitha masat e marra nga Qeveria e Kosovës për mbrojtjen nga koronavirusi. BIK-u me kujdes do ta përcjellë situatën dhe me kohë do të marrë vendimet e duhura në institucionet tona fetaro-arsimore. Kërkojmë nga imamët tanë që ligjërata e hytbes së xhumasë ta mbajnë sa më shkurtë (max. 10 min.) dhe t’i kushtohet vetëm masave të mbrojtjes nga kjo sfidë me të cilën po përballet njerëzimi. Zoti na ndihmoftë që këtë sfidë ta kalojmë sa më lehtë”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …