Qeveria e Kosovës ka vendosur që të mbyllen shkollat deri në 27 mars 2020 për shkak të përhapjes së koronavirusit

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të mbyllen shkollat deri në 27 mars 2020 për shkak të përhapjes së koronavirusit

Qeveria e Kosovës ka vendosur për ndërprerjen e procesit mësimor në të gjitha shkollat e Kosovës për shkak të përhapjes së koronavirusit në vendet fqinjë. Në mbledhjen e jashtëzakonshme që është duke u mbajtur, qeveria ka vendosur që procesi mësimor të pezullohet deri në 27 mars 2020. Po ashtu është marrë vendim edhe për vetë-karantim të të gjithë personave që hyjnë në Kosovë nga vendet që është përhapur koronavirusi. Po ashtu pezullimi i linjave ajrore. Ky vendim është miratuar nga qeveria. Ndërkohë deri më tani të gjitha rastet e dyshuara për koronavisurs në QKUK kanë rezultuar negative. Ndryshe Organizata Botërore e Shëndetësisë pak orë të mërkurën ka shpallur si pandemi koronavirusi.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Bajraktari: Akuzat ndaj katërshes së UÇK-së nuk u provuan, drejtësia duhet të përfundojë me pafajësi

Avokati Ardian Bajraktari ka deklaruar se akuzat e Prokurorisë së Specializuar në Hagë ndaj ish-krerëve …