Bashkësia Islame e Kosovës kërkon nga personat e infektuar dhe moshuarit të mos shkojnë në xhami

Bashkësia Islame e Kosovës kërkon nga personat e infektuar dhe moshuarit të mos shkojnë në xhami gjatë Ramazanit

Sipas kalendarit hënor tanimë gjendemi në muajin e Shenjtë të Ramazanit, periudhë kjo më e veçuar prej myslimanëve pasi që është një periudhë ku të gjithë besimtarët e fesë islame agjërojnë, duke u ndaluar nga ushqimi dhe pija për një muaj rresht. Njëkohësisht sot janë falur edhe teravitë e para që është një rit më i veçantë dhe që nuk bëhet jashtë këtij muaji dhe periudhave të tjera të vitit. Lidhur me organizimet e parapara nga Bashkësia Islame e Kosovës ka folur sekretari i këtij institucioni Ahmet Sadriu. Sadriu thotë se BIK-u është munduar që të bëj organizim sa më të mirë. Ai iu bëri thirrje besimtarëve myslimanë që t’i respektojnë masat anti-Covid. Sekretari i Bashkësisë Islame theksoi se ata që janë të infektuar nuk duhet t’i frekuentojnë xhamitë. Ai po ashtu pati porosi edhe për personat e shtyrë në moshë që namazin ta kryejnë edhe në shtëpitë e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …