Bashkësitë fetare në Kosovë nënshkruajnë deklaratë mbështetëse të të dhunuarve gjatë luftës së fundit në Kosovë

Bashkësitë fetare në Kosovë nënshkruajnë deklaratë mbështetëse për të dhunuarat gjatë luftës së fundit në Kosovë

Bashkësia Islame e Kosovës, Kisha Katolike, Kisha Protestante Ungjillore dhe Bashkësia Hebraike e Kosovës do të nënshkruajnë një deklaratë në mbështetje të të dhunuarve gjatë luftës së fundit në Kosovë. Këtë deklaratë prijësit fetarë të këtyre bashkësive fetare do ta bëjnë pas seancës së parë të konferencës “Të gjithë së bashku me një zë” që mbahet sot e që është organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës. Sipas një njoftimi nga BIK në  konferencë  do të flasin Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish- presidentja, Atifete Jahjaga, prijësit e bashkësive fetare (Kishës Katolike, Kishës Protestante Ungjillore dhe Bashkësisë Hebarike), përfaqësuesit e pranisë ndërkombëtare në Kosovë, Shefja e BE- Nataliya Apasatolova, shefi i misionit të OSBE-së Jan Braathu, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Ruairi O’Connell, ambasadorja e jonë në Uashington, Vlora Çitaku, si dhe referues e njohës të çështje nga institucionet vendore e ndërkombëtare.

 

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …