Bashkimi Evropian e ndihmon Qeverinë e Kosovës më vlerë prej 5 milionë euro për luftimin e COVID-19

Bashkimi Evropian e ndihmon Qeverinë e Kosovës më vlerë prej 5 milionë euro për luftimin e COVID-19

Qeveria e Kosovës ka pranuar ndihmë në vlerë prej 5 milionë euro nga Bashkimi Evropian për luftimin e COVID-19. Ndihma do të jetë në dy faza. Në këtë fazë nga BE kemi siguruar 30 respiratorë, 75 pompa infuzioni, 75 shiringa pompa infuzioni, 5 ambulanca, 350 oksimetra të pulsit në gisht, 200 oksimetra të pulsit, 70 monitorues pacienti, 5 defibrilatorë, 20 elektrokardiografë dhe 400 shtretër. Në rast se disa nga këta artikuj nuk janë të disponueshëm, do të prokurohen furnizime shtesë, përfshirë deri në: 3.000 gypa për të rritur dhe fëmijë, 5 ambulanca, 25.000 teste për COVID-19, 650.000 maska të frymëmarrjes FFP2, 130.000 maska fytyre, 70.000 doreza, 140.000 litra dezinfektues për duar, 100.000 çarçafë, mbi 100.000 barna të ndryshme dhe artikuj të tjerë të nevojshëm.Në fazën e dytë do t’i sigurojmë edhe 20 autoambulanca shtesë, shumë më shumë barna e më tepër pajisje personale mbrojtëse.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …