leoni

Bashota: Nuk do të mbetet projekt pa u realizuar në Gremikë e Qupevë të Ulët

Bashota: Nuk do të mbetet projekt pa u realizuar në Gremikë e Qupevë të Ulët

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, në tubimin elektoral me anëtarë dhe simpatizantë të fshatit Gremnikë dhe Qupevë e Ulët, është shprehur i bindur se në zgjedhjet e 22 tetorit PDK-ja do të dalë edhe me e forte se në të gjitha zgjedhjet e kaluara. Për të mbështetur kandidaturën e Bashotës dhe kandidatëve për Kuvend, në ketë tubim elektoral, ka marrë pjesë edhe nënkryetari i PDK-së, Rexhep Hoti i cili ka bërë thirrje që të votohet Sokol Bashota për kryetar komune për ti hapur dyert për zhvillim edhe me të madh Komunës së Klinës. “Nuk ka kryetar komune në nivel vendi që ka punuar me shumë se Sokol Bashota, ai i duhet Klinës, Klina ka nevojë edhe për një mandat tjetër të Bashotës, andaj votoni atë dhe nuk do të zhgënjeheni”, ka porositur Hoti.

Kurse kandidati Sokol Bashota, tha se përmes nivelit të përfaqësimit në këtë tubim, ju keni vendosur ti thoni PO PDK-së, e cila në zgjedhjet e 22 tetorit jo vetëm që do të dalë forca e parë, por fitorja do të jetë me e fuqishme se në të gjitha zgjedhjet e deritashme. “Ju keni qenë dhe jeni forca mbështetëse e PDK-së. Kemi punuar në ndërtimin e Klinës dhe do të vazhdojmë të realizojmë projekte tjera në shërbim të qytetarëve”, tha Bashota i cili premtoi realizmin e të gjitha projekteve që janë prioritet i banorëve të këtyre dy fshatrave duke filluar nga ujësjellësi, kanalizim, asfaltim të rrugëve e nevoja tjera. “Premtimet e mija i kam harmonizuar me mundësitë buxhetore dhe ndihmën e Qeverisë së Kosovës. Nuk do të mbetet projekt pa u realizuar në këto dy fshatra që janë nevoje e banorëve”, u zotua Bashota.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …