Ministri Beqaj: Ministria e Inovacionit ishte e domosdoshme

Ministri Beqaj: Ministria e Inovacionit ishte e domosdoshme

Ministri i Inovacionit dhe i Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka thënë se formimi i kësaj ministrie është pritur me entuziazëm nga të rinjtë të cilët kanë ide ndërmarrëse dhe të reja. Ai ka vlerësuar se zërat se një ministri e tillë ka qenë e panevojshme dhe është formuar për punësime militantësh janë të ndikuar nga miopia politike. Beqaj ka thënë për “Epoka e re” se komuniteti i biznesit e ka pranuar jashtëzakonisht mirë formimin e kësaj ministrie. Ministri ka pohuar se rruga e vetme për ta zhvilluar ekonominë dhe për të krijuar vende të punës është përkrahja e të rinjve dhe përkrahja e aktiviteteve prodhuese dhe ndërmarrëse në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …