BDI; Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut të poshtëruar e të përjashtuar edhe nga ushtria

Bashkimi Demokratik për Integrim ngre shqetësimin për përjashtimin dhe margjinalizimin sistematik të shqiptarëve nga strukturat kyçe të ushtrisë në Maqedoninë e Veriut. Shqiptarët në ushtri janë të përjashtuar dhe të kufizuar për vendimet e rëndësishme dhe pozitat strategjike. Margjinalizimi i shqiptarëve nuk ndalet vetëm me përjashtimin e tyre nga pozitat udhëheqëse, por zgjerohet edhe në sistemin e edukimit ushtarak.  Eshtë shqetësuese se në vend që të ndihmojnë zgjidhjen e këtij problemi, të zgjedhurit e VMRO-DPMNE-së për të luajtur rolin e “përfaqësuesve shqiptarë” vetëm sa legjitimojnë këtë padrejtësi. Këta politikanë janë të paaftë dhe të paguximshëm për të ngritur zërin kundër këtij diskriminimi të hapur, duke u bërë pjesë e heshtur e margjinalizimit të shqiptarëve. Ndërkohë, pjesa maqedonase e shoqërisë vazhdon të heshtë për këtë padrejtësi, duke i injoruar shqetësimet e  shqiptarëve dhe duke mos e kuptuar se diskriminimi i një populli nuk është thjesht një problem etnik, por një krizë e shtetit në përgjithësi.

Kjo heshtje e vazhdueshme vetëm sa thellon ndarjet dhe krijon tensione që dëmtojnë të ardhmen e bashkëjetesës në vend. BDI i bën thirrje të gjithëve që të dëgjojnë shqetësimet e përfaqësuesve legjitimë të shqiptarëve .Shqiptarët nuk mund të trajtohen si qytetarë të rendit të dytë në shtetin tonë të përbashkët multietnik. BDI mbetet e përkushtuar  për barazinë e popujve në shtetin tonë të përbashkët dhe të sigurojë që ata të kenë përfaqësim të drejtë dhe të denjë në çdo fushë, përfshirë edhe ushtrinë. Ne bëjmë thirrje për një reagim të menjëhershëm nga të gjitha institucionet dhe shoqëria në tërësi për të ndalur këtë diskriminim që dëmton të ardhmen e përbashkët të vendit tonë

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Adnan Azizi u kap në gënjeshtër – statistikat zyrtare e rrëzojnë propagandën e VLEN-it

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ndaj deklaratës së deputetit të VLEN-it, Adnan Azizi, i cili …