BE-ja e ka konsideruar shkelje të Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes nga Serbia, e cila ka bllokuar qytetarët e Kosovës në kufirin e saj

BE-ja e ka konsideruar shkelje të Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes nga Serbia, e cila ka bllokuar qytetarët e Kosovës në kufirin e saj

Bashkimi Evropian e ka konsideruar  si shkelje të Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes veprimin e autoriteteve të Serbisë, e cila ka bllokuar qytetarët e Kosovës në kufijtë e saj, teksa i ka bërë thirrje Serbisë që të përmbahet nga veprimet e tilla të njëanshme. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë se janë duke e përcjellë nga afër situatën e krijuar. Ne jemi të vetëdijshëm për situatën dhe e ndjekim nga afër. Marrëveshja për lirinë e lëvizjes e arritur në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja përcakton parametra të qartë për hyrjen dhe daljen e qytetarëve të Kosovës në dhe nga Serbia. Situata aktuale përbën shkelje të kësaj marrëveshjeje dhe ne i bëjmë thirrje Serbisë që të përmbahet nga veprime të tilla të njëanshme dhe të pakoordinuara dhe t’i kthehet menjëherë respektimit të marrëveshjes”, ka theksuar Stano.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …