Brickos

BE-ja ka dijeni për vendosjen e sanksioneve nga Amerika kundër kryetarit të serbëve të Bosnjës e Hercegovinës, Millorad Dodik, por...

BE-ja ka dijeni për vendosjen e sanksioneve nga Amerika kundër kryetarit të serbëve të Bosnjës e Hercegovinës, Millorad Dodik, por…

Bashkimi Evropian ka dijeni për vendimin e administratës amerikane për vendosjen e sanksioneve ndaj liderit të serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik dhe bashkëpunëtorëve të tij. Por, zyrtarët në BE nuk iu kanë  përgjigjur prerë pyetjeve të gazetarëve nëse blloku evropian do të ndjekë këtë shembull të Shteteve të Bashkuara dhe të vendosë sanksione. Zëdhënësja e Komisionit Evropian për çështje të zgjerimit, Ana Pizonero, tha se “BE-ja ka një varg instrumentesh, përfshirë edhe mundësinë e sanksioneve, por për përdorimin e tyre vendimi duhet të miratohet në Këshillin e BE-së me konsensusin e të gjitha shteteve anëtare, mirëpo në BE nuk kanë pasur përgjigje as në pyetjen se sa vlejnë mekanizmat nëse ato nuk përdoren dhe se a e dobëson kjo pozicionin e BE-së në rajon. Pisonero tha se Bosnja e Hercegovina do të ketë pasoja në mungesë të gjetjes së rrugëdaljes nga kjo krizë dhe këto pasoja mund të jenë edhe në humbjen e mjeteve të shumta financiare nga Plani Evropian për investime në Ballkanin Perëndimor, pasi ndihma financiare është e kushtëzuar edhe me procesin e reformave dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit tha zonja Pizonero.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …