Kryetari i Serbisë, Vuçiq nuk pajtohet me sanksionet që Amerika i ka vendosur, Milorad Dodikut të Bosnjës e Hercegovinës

Kryetari i Serbisë, Vuçiq nuk pajtohet me sanksionet që Amerika i ka vendosur, Milorad Dodikut të Bosnjës e Hercegovinës

Kryetari Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është cituar të ketë deklaruar se se Beogradi zyrtar nuk pajtohet me vendimin e autoriteteve amerikane për vendosjen e sanksioneve kundër anëtarit serb të presidencës trepalëshe të Bosnje- Hercegovinës.  Millorad Dodik duke shtuar se Serbia nuk do t’i zbatojë ato sanksione. Departamenti amerikan i Thesarit ka publikuar një listë të zgjeruar sanksionesh për akte korrupsioni, e cila përfshin Millorad Dodikun, anëtarin serb të presidencës së Bosnje-Hercegovinës dhe kreun e partisë kryesore të Republikës Sërpska, Partisë së Social-Demokratëve të Pavarur. Me të njëjtin vendim u vendosën sanksione ndaj Televizionit Alternativ nga Banjalluka për shkak të lidhjeve me Dodikun. Vuçiq tha se vendimi i Shteteve të Bashkuara sjell sfida të shumta, jo vetëm për Republikën Serbe, por edhe për Beogradin zyrtar.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …