Trazirat në Kazakistan kanë shkaktuar dhjetëra të vdekur, përfshirë 13 forca sigurie, dhe 1 000 të plagosur

Trazirat në Kazakistan kanë shkaktuar dhjetëra të vdekur, përfshirë 13 forca sigurie, dhe 1 000 të plagosur

Trazirat në Kazakistan kanë shkaktuar dhjetëra të vdekur, përfshirë 13 forca sigurie, dhe 1 000 të plagosur, ndërkohë që Moska dhe aleatët e saj dislokuan trupa për këtë rast. Lëvizja e zemërimit, e cila filloi të dielën në disa provinca për shkak të rritjes së çmimit të gazit, u përhap më pas në qytetin më të madh të vendit, Almati, ku protestuesit morën  nën kontroll ndërtesat shtetërore dhe për pak kohë aeroportin. Përballë kaosit, Rusia fqinje dhe aleatët e saj të Traktatit të Sigurisë Kolektive njoftuan të enjten dërgimin e kontigjentit të parë të një “force kolektive paqeruajtëse” në Kazakistan, me kërkesë të këtij vendi  të Azisë Qendrore. Të përbërë nga trupa ruse, bjelloruse, armene, taxhike dhe kirgize, misioni i tyre do të jetë “për të mbrojtur institucionet shtetërore dhe ushtarake dhe të ndihmojnë forcat kazake të sigurisë për të stabilizuar situatën dhe për të rivendosur shtetin e së drejtës”.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …