Shqipëria e Turqia vendet me përqindje të larta të të rinjve prej 15 deri në 29 vjeç në raport me popullsinë e përgjithshme

Shqipëria e Turqia vendet me përqindje të larta të të rinjve prej 15 deri në 29 vjeç në raport me popullsinë e përgjithshme

Eurostat bëri një radhitje të vendeve dhe rajoneve të Evropës, me një hartë që identifikon rajonet që kanë më shumë të rinj me rastin e vitit që sapo nisëm. Viti 2022 është shpallur Viti Europian i Rinisë, ku pritet të ndërmerren një sërë politikash dhe nismash për të rritur produktivitetin e të rinjve si baza e zhvillimit të qëndrueshëm në të ardhmen. Siç shihet nga harta bashkëngjitur, Shqipëria dhe tre Rajonet e saj (Veri, Qendër dhe Jug)  kanë më shumë se 20% të popullsisë së saj në moshën 15-29 vjeç. Statistikat kombëtare tregojnë se në vitin 2021, të rinjtë e kësaj grupmoshe zinin 22.7% të popullsisë totale. Turqia, gjithashtu me të gjitha rajonet e saj, kishte popullsinë më të re në Evropë të 15-29-vjeçarëve që zënë mbi 20% të totalit të popullsisë. Më 1 janar 2020, në të gjithë BE-në, një në gjashtë persona ishte nga mosha 15 deri në 29 vjeç, duke përfaqësuar 73.6 milionë njerëz të popullsisë totale të BE-së (447.3 milionë).

Ndër vendet anëtare të BE-së, rajoni “Île-de-France” kishte numrin më të madh të të rinjve midis 15 dhe 29 vjeç në 2020 (2.4 milionë). Pas kësaj ishin rajonet e Lombardisë (1.5 milionë), Andaluzisë (1.4 milionë), Katalonjës dhe Rhône-Alpes (të dyja 1.2 milionë), dhe Madridit dhe Kampanisë (të dyja 1 milionë). Megjithatë, në lidhje me madhësinë e popullsisë, përqindjet më të larta të grupmoshës 15 deri në 29 vjeç në BE u gjetën në Guiana dhe Mayotte (të dyja në Francë) si dhe Groningen (në Holandë), ku 23% e popullsisë ishin të rinj.

Me tej Qiproja, kryeqytetit të Danimarkës dhe rajoni autonom spanjoll Melilla kishin më shumë të rinj në raport me popullsinë totale (secili 21%).

Nga ana tjetër, përqindjet më të ulëta të të rinjve në BE u gjetën në Chemnitz dhe Brandenburg në Gjermani (të dyja 11%), Turingia, Mecklenburg-Pomerania Perëndimore, Saksonia (të gjitha në Gjermani) dhe Asturias në Spanjë (secila 12% )  (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Paskal Milo: Edhe sikur Serbia të ndërgjegjësohet, Moska ka synim që ta mbajë Kosovën në një gjendje krize

Paskal Milo, porositë që Kosova dhe Shqipëria të bashkëpunojnë dhe të përballojnë së bashku sfidat

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Paskal Milo, ka shprehur shqetësimin e tij në …