Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin e Asociacionit dhe do ta dërgojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Ky veprim ka gjetur përgjigje nga Bashkimi Evropian, i cili theksoi se çdo dokument i lidhur me këtë strukturë duhet të jetë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit dhe bisedimet në BE. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, deklaroi se Kosova që nga viti 2013 nuk ka ndërmarrë asnjë hap në lidhje me Asociacionin dhe rikujtoi se draft-Statuti i ofruar nga BE tashmë është njohur formalisht nga të 27 shtetet anëtare të unionit. Stano tha se “është e pamundur të vlerësohet përputhshmëria e tij me Marrëveshjet e 2013 dhe 2015 në këtë fazë. Kjo është njohje formale e dokumentit nga të 27 shtetet anëtare të BE-së,” u shpreh,  zëdhënësi  Peter Stano.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 19 vetave, në mesin e tyre: Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq

Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Milorad Gjokoviqin: Viktimat nuk kërkojnë hakmarrje, por drejtësi

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar që Milorad Gjokoviq të shpallet fajtor për krime lufte …