BE: Mos akredidimi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga ENQA është kthim mbrapa, Qeveria e re të punojë për anëtarësim

BE: Mos akredidimi i Agjencisë së Akreditimit nga ENQA është kthim mbrapa, Qeveria e re të punojë për anëtarësim

Shefja e Zyrës së BE-së, ka lëshuar deklaratë lidhur me vendimin e Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) lidhur me Agjencinë e Kosovës për Akreditim. “Me keqardhje kemi kuptuar që Agjencia e Kosovës për Akreditim ka dështuar në përpjekjet për të rinperterire anëtarësimin në Asociacionin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë”. “Të qenit anëtar i kësaj organizate nuk ishte vetëm një arritje e madhe për institucionet e Kosovës, por edhe shumë e rëndësishme për të lehtësuar mobilitetin për studentët dhe të rinjtë e kualifikuar të Kosovës. Ndërprerja e anëtarësimit është një kthim prapa dhe pasojë e drejtpërdrejtë e politikave jo të shëndosha në të kaluarën, siç ishte vendimi i Qeverisë në shtator të vitit 2017 për të shkarkuar të gjithë Bordin e Agjencisë pa arsyetimin e duhur”. “ENQA ka renditur faktorët që çuan në vendimin e tyre. Është deshperuese të shohësh që shumica e tyre mund të adresohen me vullnet politik të Qeverisë për t’i siguruar Agjencisë dhe Bordit të saj resurset e nevojshme”. “Qeveria e ardhshme duhet të adresojë menjëherë të gjitha çështjet së bashku me AKA-në dhe të sigurojë që pas dy vjetësh, kur Kosova përsëri të ketë të drejtën të aplikojë për anëtarësim, Kosova të rifitojë me sukses vendin e vet në dy institucionet evropiane për cilësi në arsim të lartë. Më e rëndësishmja, Qeveria e re nuk duhet të përsërisë gabimet e së kaluarës”.

Kontrolloni gjithashtu

Partitë opozitare kanë kritikuar Qeverinë për gjendjen e rëndë nëpër ndërmarrjet publike

Partitë opozitare kanë drejtuar kritika ndaj Qeverisë Kurti për gjendjen e rëndë nëpër ndërmarrjet publike …