leoni

Bechtel fitoi çmimin ndërkombëtar të Mjedisit për Projektet e Autostradës së Kosovës

Bechtel fitoi çmimin ndërkombëtar të Mjedisit për Projektet e Autostradës së Kosovës

Është hera e dytë brenda katër vjetësh që Bechtel-i dhe partneri i tij në sipërmarrje të përbashkët (joint-venture) ENKA fitojnë Çmimin për Arritje në Fushën e Rrugëve Botëror për punën e tyre në zbutjen e efekteve negative në mjedis në projektin e autostradës së Kosovës, një çmim që organizohet nga Federata Ndërkombëtare e Rrugëve. Çmimet e FNRr vlerësojnë praktikat më të mira të projekteve udhëheqëse të rrugëve dhe autostradave nëpër botë.   “Ky projekt ishte një manifestim i jashtëzakonshëm i kujdesit ndaj mjedisit, për të përmbushur qëllimet e projektit dhe objektivat kombëtar”, tha C. Patrick Sankey, President & CEO i FNRr-së. “Që prej vitit 2000, FNRr-ja vlerëson projektet e jashtëzakonshme nëpër botë dhe jemi të lumtur që për të dytën herë emërojmë fitues ekipin e Bechtel-ENKA-s për punën e tij në projektin e autostradës së Kosovës”.

Bechtel-i dhe ENKA e nisën punën për projektin e autostradës së Kosovës në vitin 2010 dhe projekti u përfundua një vit para afatit të planifikuar, në nëntor të vitit 2013. Ruta 7, që nis nga Morina në kufirin shqiptar drejt veriut të kryeqytetit, Prishtinë është një autostradë me katër korsi, përfshin 15 ura, dhe është e gjatë 77.4 kilometra (48 milje). Puna e Bechtel-it dhe ENKA-s në autostradën tjetër prej 60 kilometrash (37 milje), që lidh Prishtinën me fqinjen, Maqedoninë nisi në vitin 2014 dhe seksioni i parë është plainifikuar të hapet muajin e ardhshëm. “Jemi të lumtur që kemi fituar këtë çmim prestigjos, i cili pasqyron përkushtimin tonë ndaj mjedisit dhe komuniteteve përgjatë linjës së autostradës së Kosovës”, tha menaxheri i projektit të Bechtel-Enka-s, Chris Jennions. “Ne u përqëndruam tek rritja e ndërgjegjësimit për mjedisin, duke nisur evente të tilla si planifikimi i garës së parë kombëtare në Kosovë për filmin me metrazh të shkurtër të përqëndruar tek mjedisi, dhe duke mbjelle mijëra pemë me studentët, si pjesë e përkushtimit tonë të vazhdueshëm ndaj përpjekjeve për qëndrueshmëri, aktivitete të cilat u mbështetën nga organizata vendore dhe kombëtare dhe nga media”. Përveç çmimeve të FNRr-së për Arritje në Fushën e Rrugëve Botëror, ekipi i Bechtel-ENKA-s ka fituar edhe “Çmimin Projekti Më i Mirë Botëror” të revistës Engineering News Record (Regjistrimi i Lajmeve të Inxhinierisë Civile) në vitin 2013.

Partneriteti i sipërmarrjes së përbashkët, Bechtel-ENKA ka dorëzuar me sukses një sërë projektesh madhore infrastrukturore në rajon, përfshirë autostrada në Shqipëri, Kroaci dhe Turqi. Ata kanë përfunduar mbi 28,000 kilometra (mbi 17,000 milje) autostrada dhe rrugë, 100 tunele me gjatësi totale prej rreth 350 kilometra (diku 220 milje), dhe 25 projekte madhore urash.

Rreth Bechtel-it:

Bechtel-i është një nga kompanitë botërore më të respektuara në fushën e inxhinierisë civile, ndërtimit dhe manaxhimit të projekteve. Bashkë me klientët tanë, ne dorëzojmë projekte shumë të rëndësishme, që nxisin progresin afatgjatë dhe rritjen ekonomike. Që prej vitin 1898, kemi përfunduar mbi 25,000 projekte të jashtëzakonshme nëpër 160 shtete në të shtatë kontinentet. Ne operojmë përmes katër biznesesh botërore: Infrastrukturë; Nukleare, Siguri & Mjedis; Naftë, Gas & Kimike; dhe Miniera & Metale. Kompania dhe kultura jonë janë ndërtuar për mbi një shekull mbi bazën e lidershipit dhe ndjekjes pa kompromis të vlerave tona, zemra e të cilave janë siguria teknike, cilësia, etika dhe integriteti. Këto vlera janë ato që ne besojme, që ne presim, që ne dorëzojmë, dhe ato që ne i jetojmë. www.bechtel.com.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …