MIT KS
Fillimi / Fejton / Bedri Halimi: INATI I MADH DHE TAKATI I VOGËL I SURROIT, NË NJË PAMFLET POLITIK (2)
Bedri Halimi

Bedri Halimi: INATI I MADH DHE TAKATI I VOGËL I SURROIT, NË NJË PAMFLET POLITIK (2)

Akuzat e Surroit për fashizëm

Pas luftës në Kosovë, ndodhen veprime të cilat nuk i bëjnë nder shoqërisë shqiptare. Shqiptarët ishin nën ankthin e stresit kolektiv. Kështu që edhe veprimet irracionale të individëve ishin të mundshme. Aq më tepër kur Shqiptarët kanë përjetuar gjenocid politik, gjenocid kulturor, gjenocid ekonomik, gjenocid fizik dhe etnocid.

Por Surroi këtu bën përjashtim, sepse të drejtat dhe liritë themelore të njeriut nuk ia ka cenuar asnjëherë askush. Prandaj Surroi i kthjellët, pa depresion pas lufte, e kapi stupcin në krah kundër shoqërisë shqiptare në Kosovë duke e quajtur atë fashiste.

Fashizmi te Surroi ishte një instrument dhe trampolinë për ta lansuar veten para opinionit ndërkombëtar, se ky është Shefi. Merre me mend, kur një intelektual, rastet e izoluara sado kriminale qofshin ato, merr guximin që t’i përgjithësoj duke ia atribuuar tërë popullit të Kosovës. Kështu thotë shefi, ani pse kështu nuk ishte. Shefi kishte dëshirë të ishte kështu, sepse po të ishte siç ëndërronte shefi, shkëlqimi i tij do të ishte më i madh para botës. Pra raporti mes shkëlqimit të tij dhe “shkallës së fashizmit te shqiptarët” është në proporcion të drejtë. Kështu që sa më e madhe të ishte shkalla e fashizmit te shqiptarët, të imagjinuar në kokën e Surroit, aq më i madh do të ishte Vetoni para opinionit ndërkombëtar, dhe eventualisht pse jo edhe para gazdallarëve të tij. Por këtë term, në propagandën e saj, atëbotë e përkrahu vetëm Serbia përmes mediave të saj dhe eventualisht ndonjë eunuku të UNMIK-ut. Po shefi ka nostalgji. Prandaj shefi ka të drejtë. Dhe përsëri shqiptarët këtu na dalin fajtorë, sepse nuk ishin fashist. Prandaj, Surroi nuk pati sukses. Ah sikur Shqiptarët të ishin fashist, shefi do të shkëlqente.

Surroi është mësuar që kudo që të jetë, t’i shtypë të gjitha pullat, pavarësisht në ka njohuri për funksionimin e të gjitha atyre. Do ta provoj burri i botës se a po ndezë? Si po ndezë? Cila po ndezë? Cila s’po ndezë? etj. Por nuk lodhet shumë për tu marrë me pyetjen: pse s’po ndezë? Dhe Shefi gjithmonë ka të drejtë. Prandaj shefi nuk mund t’ia lejoj vetes luksin me vogëlsira si në këtë rast, pse s’po ndezë susta e shtypur nga shefi.

Shëndrrimi i KAC-it në ORA

Pas Luftës në Kosovë Surroi që vazhdimisht i shtypte të gjitha pullat e OJQ-ve në botë, një ditë e formoi KACI-n përmes së cilës bënte analiza dhe jepte sugjerime, komente e përfundime në stilin e Burdushit. Kur pa se po i harxhoheshin paratë që kishte shpërndarë në rrjetin e KACI-it, para se ti përfundonin ato, KACI-in e shëndrroi në Parti politike. Dhe emrin ja vuri ORA. Përfitoi nga momenti i periudhës parapregaditore për zgjedhje dhe e regjistroi Partinë. Kishte nuhatur se në shtresën urbane të shoqërisë kosovare ka edhe pakënaqësi. Se PDK-ja nuk ishte arritur ti fuste rrënjët thellë në disa Komuna të mëdha, e veçmas në Prishtinë, kështu që vendosi që ti bëjë një ofertë serioze sipas kutit dhe stilit të Surroit. Meqenëse një numër i konsiderueshëm i njerëzve kishin pakënaqësi ndaj LDK-së, të cilës i përkisnin, dhe një mosbesim ndaj PDK-së për tu inkuadruar, përdorën zgjidhjen e mesme – anëtarësimin të ORA, me shpresë se do të bëhej më mirë. Dhe çuditërisht, këtu Surroit i ndezi. Nga zeroja hyri në parlamentin e Kosovës. Por kjo zgjati vetëm një mandat, sepse gjatë këtij mandati u pa (pa) fuqia e Surroit. Në zgjedhjet e ardhshme populli e kuptoi, përkatësisht votuesit e kuptuan se kishin qenë të mashtruar nga Surroi dhe kishin vendosur për të mos e votuar sërish. Mosvotimin e ORA-s e ndjeu paraprakisht edhe Surroi. Ai e kishte nuhatur hollë këtë punë. Prandaj për ta shpëtuar Partinë përkatësisht veten e tij, i mbathi këpucat duke e ndwrruar taktikën e veprimit. Përderisa popullata urbane tashmë dihej se nuk do ta votonte, ai synoj këtë radhë që ta mashtronte popullatën rurale. Prandaj i veshi opingat, e qiti një kacketë në kokë, herë pas here i mbushte xhepat me mollë, për tu paraqitur sa më popullor, sa më i dashur, sa më tokësor para fshatarësisë së varfër. Në mënyrë që ata ta shihnin Surroin dhe ta votonin. Por as kjo nuk i ndezi, ngase fshatarësia duke e parë se si vepronte, nuk mund të qëndronte indiferente, ngase në Odë dukej si një thes i mbushur që s’mund të qëndronte i vetëm, pa u mbështetur diku. Thesi nuk mund të qëndroj i vetëm, i pa derdhur me grykë të palidhur. Grykën nuk mund ta lidhte Surroi për dy arsye:

E para, sepse duhej që të fliste;

Dhe e dyta, sepse duhej që të hante mollë për të fituar energji të reja që sërish të vazhdonte të fliste.

Dhe kështu popullata nuk e votoi gjithashtu për dy arsye:

E para, se nuk dinte të ulej këmbëkryq;

Dhe e dyta, mbllaçitjen duke ngrënë mollë e kishte irituese. Prandaj Surroi vërtet e hëngri mollën, por populli nuk e hëngri foren e Surroit.

Prandaj ORA u ndal, nuk funksionoj më. Surroi dështoi. Mollën e hëngri dhe mbeti me gishta në gojë. Sërish duke e bartur me vete nostalgjinë.

Dersin e Klubit për Politikë të Jashtme s’ka kush ta dëgjoj

Vetoni ka ide, pavarësisht në janë origjinale, të kohës apo demode. Kryesore ka ide. Dhe ndër idetë e tija, natyrisht pas dështimeve të njëpasnjëshme në politikë, ishte formimi i Klubit për Politikë të Jashtme. Kjo është një zyrë, ku të tjerët do të japin idetë e tyre, por vendimtarja, vula e të gjithave do të jetë mendimi i Vetonit. Herë kur merr pjesë drejtpërdrejtë, ku zakonisht e merr fjalën në fund, sepse Shefi duhet ta bëj rezymenë. Edhe atëherë kur nuk është prezent fizikisht, (sepse Shefi shpesh është i zënë) ai idetë e tij i lanson përmes satelitëve të tij. Organizimi i tribunave nga KPJ merr rolin e ‘fetvave’ të Burdushit në Prizren, që i di kreta, edhe për të gjitha problemet, dhe për të gjitha sëmundjet ka receta.

KPJ nuk ka qëllim vetëm të bëj fjalë, por edhe veprime. Ajo ka provuar të organizoj demostrata kundër institucioneve të Kosovës. Zyrtarë të KPJ-së nuk e mohojnë se një nga qëllimet ka qenë edhe rrëzimi i pushtetit. Për këtë qëllim kanë hartuar edhe plane veprimi. Për këtë kishte bashkëpunim edhe me opozitën, por planet e tij dështuan nga se shumica e OJQ-ve nuk e përkrahu. Dhe si ta përkrahnin, si ta humbnin subjektivitetin e tyre duke u dirigjuar e varësuar nga Surroi? Surroi është edhe trim. Ai për të ardhur në pozitën e të parit, demek në pushtet, nuk zgjedh mjete e metoda. Edhe me dhunë pranon të vjen në pushtet, duke e uzurpuar atë. Dhe kjo logjikë për Surroin do të ishte funksionale, sepse dardhat duhet të bëjnë patjetër për Surroin, sepse i hahen shumë Surroit.

Kështu më 3 mars 2014 është mbajtur një takim i përfaqësuesve të disa OJQ-ve. Takimi është ftuar nga KPJ dhe është mbajtur në zyrat e Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KSCF) Prishtinë. KPJ pastaj me vrap u çon selam të gjitha OJQ-ve me një plan konkret të veprimit “për shprehjen e organizuar të pakënaqësisë dhe mospajtimit qytetar për zhvillimet… të cilat e shkelin vullnetin qytetar dhe kushtetutën e vendit”. Dhe Vetoni i dështuar, vazhdon të trumbetoj në të gjitha format në popull se “është shkelur vullneti qytetar” madje “edhe kushtetuta e vendit”. Surroi është shpëtimtari. Madje edhe instrument për matjen e shkeljes së vullnetit qytetar dhe kushtetutës së vendit. Por ja që, këta qytetar që Vetoni kaq shumë ua di hallin dhe merakoset për ta, nuk po e votojnë Vetonin. Por Vetoni nuk ndalet. Ai bën Plane të Veprimit, siç ishte ai të cilin më 7 mars ka dashur ta zbatoj nga OJQ-të. Në këto plane veprimi thuhet: “Gjatë fushatës, organizatat e involvuara do të ndërmarrin veprimet e mëposhtme, por nuk do të kufizohen vetëm me to: protesta ditore, shkrime në gazeta, deklarata të përbashkëta publike, konferenca për media, dekonstruktim i ngjarjeve, takime mobilizuese me OJQ-të nëpër komuna të tjera, takime mobilizuese me sindikatat e punës, takime mobilizuese me studentët, performansa artistike, debate televizive, grupi në Facebook, posterët dhe fllajerët, protesta e madhe”, thuhet në preambulën e Planit të Veprimit që mban titullin “Fushatë e shoqërisë civile për integritet të institucioneve shtetërore”.

Por, shumica e OJQ’ve nuk iu përgjigjen ftesës së KPJ’së, ndërkaq ato pak OJQ që morën pjesë nuk u bindën që të bëhen pjesë e Planit të Klubit që, pa u konsultuar me ta, ua kishte përcaktuar rolet dhe detyrat, hollësisht. Natyrisht se për këtë nismë dhe këto plane ka pasur koordinim edhe me partitë opozitare. Dhe merre me mend, kur një OJQ pranon ti bashkohet Surroit, sa është më OJQ, e sa servis i ndonjë partie politike. Pati edhe OJQ të tilla, që e kanë formuar një OJQ për ta përdorur si trambolinë për ta arritur një qëllim politik më lehtë. Por pati edhe shumë OJQ që deshën ta ruajnë subjektivitetin dhe pavarësinë e vet. Nuk pranuan të jenë servis e as instrument në dorën e Vetonit. Përderisa populli e ka kuptuar, ska se si mos ta kuptojnë edhe këto OJQ se dy gjërave u ka dalë afati përfundimisht, si napolitankave: Vetonit dhe këmishave të najlonit. A vesh kush tash këmisha najloni? Natyrisht Kosova ka probleme, të natyrave të ndryshme, ka nevojë ti zgjidh ato. Prandaj ka nevojë edhe për OJQ si në çdo shoqëri tjetër demokratike.

Dell: Veton Surroi i ishte zvarritur Kryeministrit Hashim Thaçi për ta bërë President të Kosovës

Ish ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell ka deklaruar se themeluesi i grupit medial Koha Veton Surroi i ishte “zvarritur Kryeministrit Hashim Thaçi” për ta bërë President të Kosovës: “Në tetor ose nëntor 2010 Veton Surroi kërkoi nga unë që të organizojë një darkë me kryeministrin në mënyrë që ai të mund të flasë me të dhe i kishte kërkuar atij ta konsideronte për President”, ka deklaruar ish ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Christopher Dell, për të vazhduar më tej se “Kjo vazhdoi deri në shkurtin e vitit 2011”, atëherë kur “ata iu kthyen. . . vijës së tyre tradicionale me një armiqësi të shtuar. . .” Por Surroi në këtë rast nuk është ndalur me kaq. Ai hap luftë edhe kundër Pacollit e Jahjagës.

“Gjatë asaj periudhe kohore, Surroi e ka pasur edhe një bisedë me Behgjet Pacollin, të cilit i ka thënë se do të bëjë gjithçka brenda mundësisë së tij për ta shkatërruar atë. Së pari ndaj Pacollit, e më pas ndaj Jahjages – kjo ka qenë një politikë konsistente redaktuese e gazetës. . . ” thotë Dell më 11 korrik 2012.

Më tej Dell në deklaratën e tij të pazakonshme të kësaj date, thotë: “Natyrisht e tërë kjo është mbështjellë me pretendime për parime, përkushtim ndaj demokracisë dhe lirive, e gjëra të ngjashme, por në të vërtetë e tërë kjo ka të bëjë me aspiratën e Vetonit për t’u bërë vetë president dhe për manovrimet e tij për ta siguruar përkrahjen e LDK-së për kandidaturën e tij”.

Kurse Surroi këto deklarime të Dellit i quan gënjeshtra. Dikush këtu vërtet po rrenë. Cila është e vërteta? Duke i pasur parasysh sjelljet, veprimet dhe deklarimet e Surroit që nga viti 1989, nuk është vështirë për ta gjetur rrenacakun. Rrenacakun  nostalgjik. . .

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Ofensiva serbe e fundit të korrikut të vitit 1998 kundër UÇK-së - në Zborc, Blinajë, Carralevë, Grykë e Llapushnikut VII

Ahmet Qeriqi: Ofensiva serbe e fundit të korrikut të vitit 1998 kundër UÇK-së – në Zborc, Blinajë, Carralevë, Grykë e Llapushnikut VII

(“Kronikë Lufte I II –  29 maj 1998-24 qershor 1999) Nga pika e re ushtarake ...