Bedri Halimi

Bedri Halimi: Në rrugën e jetës me ty s’ka vdekje nga asnjë stuhi

HALIL JASHARI

 

Me ty e arrijmë të pambërrijtshmën

Nuk jemi fajtor për të çmendurit

Me dhembje e realizojmë porosinë e nënës

Dhe shërojmë dhembjen në bregun e liqenit të zanave

 

Ti mbete lajmëtar i pranverës

Në çdo stinë

Në rrugën për te dielli

Ti lum i çdo vendlindjeje

Që kumbon çdo kohë

 

Në rrugën e jetës

Me ty s’ka vdekje

Nga asnjë stuhi

Ti je fjalë e vërtetë

Trung që ecën kah njeriu

 

Porosinë e nënës e realizon

U trete të mos vij vdekja e ditës

Të mos kemi mall

Ta arrijmë të pambërritshmën

 

 

XHAVIT BAJRAKTARI

 

Herët e zhduke kuptimin e vetmisë për atdheun

Shtëpia të mos na mbetet në mjegull

Edhe njeriu i vogël zgjohet

Me ty udhëtar i kësaj bote

 

Njëdrejtimëshe janë rrugët e baladës

Bota nuk i njeh netët e argatëve

Ti je pasqyrë që zgjohesh me shpresë

Fija e shkrepsës me ty nuk i takon të marrit

 

Gjethet e vdekura s’kanë shtëpi të vjetër

Thithësve të llullës u themi

Kthehu nga je nisur

Në fundin e botës

 

Të marrët s’kanë vend me ty

I blejnë plumbat për vete

Që ne të zgjohemi me shpresë

Para njeriut që nuk e njeh bota

Dhe shëron sëmundjen e kuptimit të vetmisë

 

 

MUHAMET MALSORI

 

Sherove dhembjen e historisë

Vdekja e këngës të mos ndodh

As marshi i barbarëve

 

Liria nuk mbeti ëndërr me ty

Kënga e stuhisë

Prish dialogun e gjuetarëve barbarë

 

Ëndrrën e shndërron në liri

Që barbarët të mos sillen në pyellin e errët

Me ty përrallë nuk mbeti historia

 

 

FAIK JASHARI

 

Ti je gur i lashtë i ashtit tim

Strallin e mendjes së prishur

E qorton prore gjaku i përdhosur

Mbeti lum nëntokësor

Qëndresë shkembi

 

Në lumin e palodhur

Nuk plagoset prilli me ty

As shtëpi të vetmuar

As vatër e shuar

 

Ngushëllim i çdo kohe

I ngjeshur me zjarr

Pishtar i pashuar

Gjurmë shprese në zogun e vjeshtës

Rrënjë e lashtësive për syrin e pranverës

 

Çerdhja e zjarrit zgjohet në shi

Pishtar i ngjeshur me zjarr

Ngushëllim shprese

Për shtëpinë e shuar

Për vatrën e vetmuar

 

Thirrje e qëndresës së shkëmbit

Për lumin e palodhur

Gjaku i papërdhosur

Qorton hijen e ashtit

Për kthimin e strallit të mendjes

Të gurit të lashtë

 

FETAH GEGA

 

Kur macet e zeza atdheun mbërthenin

E njerëzit e akullt s’trembeshin nga egersirat

Monstrumët luanin lojen e pakryer

Ti more flakë nga palca e gurit

 

Nga dritarja e hapur e pe pyllin e prerë

Nuk kishe kohë të duroje

Dhembjen e atdheut në dhomën e vdekjes

E ndale klithmën e pikëllimit

 

Në mbretërinë e humbur

Sa herë gjumi i rëndë bie në tokë

Marrim udhë të të takojmë ty

E ti ende udhëton

Për ta mbajtur drejtpeshimin tonë

 

Pa ty hija ime mbeti frikë – harrim

Vdekja më e shpejtë se rrufeja

Pa ty unë nuk jam ai që ekziston

Me ty për monstrumët s’ka lojë të pakryer

 

IDRIZ AJETI

 

Duke udhëtuar nëpër detin e gjuhës

E zgjove kujtesën e filmit të vjetër

Me mallin e arbrit shove dhembjen

Hingëllima e absurdit të mos rrapëlloj

Nga vetëtima dhelprake e marshit të hijenave

 

Zjarri i dashurisë për gjuhën

Pjesë e ëndrrës mbeti për zjarrin e ri

Që lugetërit pas shtrëngatës

Duan rikthimin e kohës së tyre

 

Toka gjëmon nga dhembja pa ty

Pagëzon kohën në lashtësi

Portreti yt prej pishtari

Nuk lejon ndërrimin e stinëve si në teatër

 

Me ty përendojnë vitet e zeza

Gërmadhat nuk harrohen pas heshtjes

Me ty jetojmë jetën të pamposhtur

Ethet e pritjes s’mund të vënë kurtha

 

Me ty nuk na zë dimri

As letra nuk mbetet e pashkruar

Arbëreshët me ty s’kanë vdekje harrimi

Janë burim i baladës së blerimit

Të mos krasitet trungu

Nga ethet e tëhuajsimit

 

Mes pikëllimës pikturon mallin

Për shekujt e ri

Me ty guri shekullor

Paralajmëron dashurinë që pason

Për sëmundjen e madhe gjen shërim

 

Me emrin tënd

Thellësia e gurit shëron plagët

E dhembjeve në ndërrim brezash

Me ty qyteti nuk mbetet i përgjumur

As vrapon pas lëkurës

 

Me ty

Me zjarrin e gurit

I kthejmë përgjigje monologut të pseudos

Dhe denoncuesve të natës

 

Në logun e burrave

Ta mësova emrin

Shpresë Shpëtimi

 

 

FOTOJA JUAJ MË MUNGON

(Civilëve të vrarë nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1998 -1999 në Opojë)

 

Gjaku juaj u bë

Shpresë shpëtimi për ne

Me zjarrin e gurit

Ecet nëpër flakë

 

Satana kafshoi

Plagët e dhembjes

E muret mallkojnë

Kohën e sëmundjes së madhe

 

E ngushëllimi a do të na ngroh

Për mallin e pikëllimin

Retë e zeza në qiell

Lëshuan kurthë e krisma

 

Po gjaku juaj nuk është heshtje

E as harrim

U kemi borgj mallkimin

Dhe pagjumësinë

 

Në vend të përkujtimit

Të mos na humbin motet

Në kohën e hidhur

Nuk harrohet pafajsia

 

Bresana, Zaplluxhja,

Kuklibegu, Kuki, Kosava,

Bellobradi, Zymi, Blaçi,

Breznja, Pllajniku, Tususi…

 

E fotoja juaj më mungon në Opojë

Mes plisit të bardhë

As vjeta e zezë

S’mundi ta ndal erën e pranverës

 

Gjaku juaj

Mbeti prore

Rrugë nëpër kohë

Që i shërben atdheut

 

Plagët e lugetërve

As lotin

As dhembjen

Se thajnë

 

Në kohët e përenduara

Marshi i hienave

Me gjakun e tyre shkruan

Anatominë e vetmisë

 

HISTERIA E RRAPOS

Ai e kishte flokun të kuq. Edhe leshërat në krahë i reflektonin të kuqe. Kjo e kuqe të ngjallte trishtim në leshrat të krahëve të tij, sepse lëkuren e kishte me shenja të zeza, të cilat shenja sado të vogla, lëkurës i jipnin karakter të një vjetërsie të madhe. Edhe leshrat e fytyres ishin të kuqe, trishtuese. Pamja e lëkures së fytyres të ngjasonte në lëkurën e bretkosës -thithëlopës së livadheve – rana dalmatica.

Ishte nxënës në drejtimin e biologjisë. Sytë i kishte të larëm ku dominonte e bardha dhe disa shokë e shpotisnin duke i thënë se kishte syitë e dhisë. Edhe ashtu gjatë ditës kur nuk ishte në mësim, tërë ditën punonte në arë, në mbjelljen, ujitjen, dhe prashitjen e specave. Toka përkatësisht dheu i arës së tij të madhe, ishte i kuq, që gjasonte me ngjyrën e pamjes së tij.

Në klasë mundohej që të ishte dominant në çdo aspekt. Vuante që të dominonte në shoqëri. Mendimet e shokëve të klasës shpesh i nënqmonte, duke dashur ta tregoj dominancen e vet. Ishte nxënës i shkëlqyer. Por ky shkëlqim nuk rrezatonte në dije mbi të tjerët, pothuajse në asnjëren lëndë, edhe pse dëshironte që fjala e tij të ishte aposolute. Lexonte letërsi ku shpesh edhe gjatë orëve të tjera nxirrte ndonjë libër të Kadares nga çanta për të shitur poza. Kishte një kushëri të punësuar në institucionet e krahines së atëhershme.

Pas demonstratave te vitit 1981, ky Rrapoja ishte përzier diku në disa pamflete, por meqë ishte mar vesh, organet esigurimit e kishin thirrur, e kishin trajtuar, dhe nuk e kishin torturuar. Rrapoja tani vazhdonte të shoqërohej me njerëz sipas kritereve të tij, e në veçanti ja kishte ënda të shoqërohej me përkrahësit e ngjarjeve të vitit 1981. Meqenëse nuk arriti të regjistrohej në mjeksi, e përzgjodhi degën filozofi sociologji. Kishte arritur ti përfundonte studimet dhe në prag të ngjarjeve të 1989 1990 kishte shkuar në një qytet të ish Jugosllavisë, ku për një kohë kishte qëndruar diku me të afërm të tij për disa muaj rresht. Qëllimi ishte të bënin aktivitet politik. Për këtë gjë e kishte shitur dhe një livadh të mirë dhe me paratë e livadhit kishte qëndruar në një qytet të ish jugosllavisë për të bërë aktivitet politik. Por, paratë u hargjuan shpejt. Si rrjedhojë u ndal dhe aktiviteti publik, prandaj vajti në Gjermani. Atje kishte punuar si murator dhe punonjës kopshtesh te familje gjermane.

Me rastin e organizimit të radhëve të formacioneve ushtarake të UÇK-së, pra të aktivistëve vullnetarë që po i bashkoheshin radhëve të UÇK-së Rrapoja ishte imponuar për të ndihmuar në këtë drejtim. Ishte i imponuar edhe në mbledhjen e parave të fondit “Vendlindja thërret”.

Goja i punonte, por takt të komunikimit nuk kishte me njerëz. Komunikonte me një gjuhë të drunjtë, sepse kudo donte të mbizotronte duke u imponuar. Njerzit sapo i vërenin këto dy anë ekstreme të tij: të zhurmes përmes fjaleve të shumta dhe tonit të komunikimit, disa largoheshin nga ai, që ne ato momente, e disa më vonë pasi ta kuptonin mirë.

Por Rrapoja kur e pa se mbeti pa përkrahës, filloi të kërkoi shtigje, dyer e njerëz. Një ditë e kishte takuar një shokë klase, ja kishte qarë hallet, dhe e kishte shprehur gadishmerinë për tu kyqur në rrjedhat shoqërore. Shoku e kishte ofruar për ta njohur me disa veprimtarë krucial të kohës. Rrapoja kishte mësuar pak edhe aktrimin e imponimit. Por këtë e kishte mësuar dobët. Në një gjë ishte fenomenal, në dëgjueshmerinë fillestare para njeriut për të cilen llogariste se përmes tij mund të arrinte diku, se përmes tij do të përfitonte shumëçka. Kishte aftësi të jashtëzankonshme të të nuhaturit. Mirëpo nuhatjen përmes shqisës së hundes e kishte në disproporcion me të vrojtuarit nga shqisa e syrit. Kështu që edhe pse nuk kishte syze, syri e tradhëtonte shpesh, duke i sjellur kështu në vazhdim telashe edhe me ndjenjen e të nuhaturit pra me hunden.

Kësisoji kishte arritur të njihej me disa persona kyq të institucioneve të pasluftës. Sapo ishte rahatuar pak, fillonte të qitte shqelma ndaj të gjithë të tjerëve. Sidomos ndaj atyre që mund ti shihte si rival në synimet e tij. Shokët me mjeshtri i përdorte vetëm si trampolinë, vetem si lloj shkalle për te hipur në çati, dhe pastaj për çudi shkallet nuk i duheshin më, duke i flakur. Nuk e merrte me mend se nga çatia duhet zbritur ndonjëherë qoftë edhe për ta bërë nevojen e madhe apo të voglën. Kështu kur e kapte barku në çti, nga pamundësia për të shkuar ne VC i hiqte disa tjegulla çtisë dhe e bënte në çati. Meqë ishte mishngrëns i madh si dhe ngrënës i madh i pasulit, jashqitjet e tija i jepnin kundërmim të rëndë ambiemtit. Kurse kur i vinte për të urinuar, këtë e kishte më të lehtë, urinonte nga çatia. Dhe urinonte jo pak, për shkak se pinte verë e pastaj me birra. Pinte shumë. Stërpikat e urines së tij ndihehin rreth e përqark çatisë. Kushdo që kalonte aty pari, Rrapo mundohej ta urinonte edhe qëllimisht duke u zgjërdhirë nga lart, kur e stërpikte dikë dhe veçmas kur njerzit kërcenin nga të stërpikuart e tij Rrapoja zgërdhihej zëshëm. Ndonjëherë dikujt edhe i thoshte: “Ik se të pshurra”. Këtë e bënte në formë të përshëndetjes, sepse Rrapoja njerzit kishte filluar ti shohë nga lart. I shihte edhe si insekte. Gjatë kundërmimit të vazhdueshem të fekalieve të Rrapos në çati, ku sasia e amoniakut kishte kaluar dozat e lejuara në përbërjen e ajrit, disa njerëz filluan të ankoheshin, disa vendosnin në hund faculeta dhe shpejtonin hapat duke u larguar nga objekti. Disa filluan edhe të përdornin ombrella në pikë të ditës për ditë me diell. Një ditë duke kaluar shefat e Rrapos, Rrapoja kishte filluar që ti stërpikte edhe ata. I kishte hyrë shumë vetja në qejf. Kur shefat po shikonin përpjet Rrapoja po zgërdhihej duke mos u thënë mandje as “ikni se jupshurra”. Shefat u nevrikosen u mvrejtën dhe ja ofruan shkallët e tyre për ta zbritur poshtë. Sapo zbriti Rrapoja e pa që mbeti me gishta në gojë. Filloi të mendoj se si tja bëjë. Gjatë kësaj kohe Rrapoja kishte shprehur haptas dy gjëra: qëndrimin e tij kundër të burgosurve politik, dhe qëndrimin e tij kundër pjestarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Prania e të burgosurve politik e sidomos komandatëve e tmerronte Rrapon. Ndjehej i zbrazët para tyre. Heshtte para tyre. Lëpinte buzët si qeni i rrugëve kur lëpin buzët dhe leviz bishtin duke shpresuar se kalimtaret e rastit do t’ja qitnin ndonjë asht për ta lëpirë. Kur e shihte të domosdoshme imponohej para tyre duke kërkuar që sërish të ngjitej në çati.

Pas shpine fliste në stilin e mohimit mekanik duke thënë se të gjithë të burgosurit politik janë të pa aftë politikisht dhe të gjithë pjestarët e UÇK-së së bashku me udheheqësit e tyre janë të pa aftë intelektualisht. Kur haste në ndonjë rezistencë tërhiqej, por duke dhënë sinjale se nuk po tërhiqej nga arsyeja por nga frika.

Një ditë teksa po pinte kafe një shok i tij, Rrapoa hyri në të njëjtën kafene. Nga largësia nuk u vërejt se ishte ai, por nga hapat e gjatë dhe këmbët e zgjerura në trajtë të bretkosës, u pa se kush ishte. Pasi u ul filloi të rrëfej paknaqësinë e tij Rrapoa, duke shprehur shumë kritika në adres të nëjrëzve vendimarrës të krahut të luftës.

-Jam kthyer nga jashtë për tu ndihmuar. Dhe ske kujt ti ndihmosh, dhe as pse te ndihmon. Kërkush s’ta di. Sepse këta njerëz nuk dijnë asgjë. Këta njerëz flasin vetem në gjuhën e muskujve. Këta njerëz janë katastrofë. As nuk dinë të ta vlersojnë dijen e lere më të të afrojnë afër për ta dhënë mundësinë për të shprehur njëriu atë që di…

Shoku në tavolinë i premtoi se do ta bisedonte me dikë për t’u kyqur në një sektor të rëndësishëm në kuadër të partisë. Në sektorin e politikbërjës. Nuk refuzoi. Pas ca ditësh Rrapoja hyri në zyrë duke e filluar punën. Duke parë se si shkonin punët fillimisht ishte i qetë dhe nuk bëzante. Më vonë pas ca ditësh filloi të shprehte sërish pakënaqësitë e tij. Kushdo që vinte në zyre për tu konsultuar për ndonjë problem, për të marrë opinion rreth ndonjë problemi, Rrapoja e priste me këmbët e para, duke kritikuar dhe duke mos ofruar alternativë. Madje filloi që tu drejtohet njerëzve me shprehjet: ju sdini, ju nuk pranoni, ju nuk të ndihmoni, ju nuk veproni…, për të kaluar pastaj edhe në shprehjet: ju këtë e keni bërë keq, atë e keni bërë keq, etj.

Pra shprehjen JU e kishte në maje të gjuhës. Kurse shprehjen NE nuk e përdorte pothuaj kurrë. Pas vetes së shumësit JU, ai e perdorte më së shumti veten e parë njëjëjs UNË. Në një rast një veprimtar i shquar, i cili kishte kaluar shumë vite burg, duke e dëgjuar se si fliste Rrapoja i thotë: mirë që po e shpreh mendimin, qoftë ky edhe mendim i skajshëm kritik, por nuk po e kuptoi shprehjen JU. Sepse tani dalim te çështja përderisa NE jemi JU, atëherë kush jeni JU, në fakt a ekziston shprehja NE.

Por Rrapoja kështu vazhdonte me secilin. Kishte qef të bisedonte me secilin veqmas dhe jo me shokët e skuadrës. I imponohej secilit, duke ju ofruar se do të përgadiste ndonjë material për të. Një urtak, filloi ti besoi dhe filloi ti përdor disa shkresa të tij. Rrapoja filloi të marrë mendimin e bluar nga shokët e skuadrës dhe pastaj me vrap ulej që të shkruante në kompjuter. Kështu vraponte për tu dërguar raporte, e shkresa të ndryshme shefave. Pas ca kohësh Rrapoja e ndërroi zyrën. Sepse ajo zyrë Rrapos i dukej e vogël. Rrapoja mendonte se ishte bërë shumë i madh dhe duhej që të ngjitej vetem shtigjeve. Shokët e skuadrës u befasuan fillimisht kur dëgjuan se Rrapo kishte shkuar në një zyrë të veçantë, se do të punonte vetem për urtakun. Gjithashtu u kuptua se Rrapoja kishte kërkuar pagë mbi 1000 euro. Kjo ishte më shumë se sa gjysma e pagës së secilët nga shokët e skuadrës. Ata si idealistë që kishin mbetur, herë paguheshin e herë nuk paguheshin. Këtë madje nuk hezitoj që tua thoshte edhe vetë në fytyrë të gjithë shokëve të tij. Madje këtë e thoshte me kerkosje dhe mburrje, duke shtuar se i vetmi njeri që më ka kuptuar sadopak këtu është urtaku. Kur shokët e kuptuan këtë gjë, u çuditën pak, por nuk u çuditen shumë. U çuditën vetëm për faktin se deri ku mund të shkonte imagjinata dhe logjika e Rrapos. Duke u shikuar me njëritjetrin në mënyrë të heshtur pa bë zë, shokët u morrën vesh që Rrapos që mos ti jepnin asnjë informatë, asnjë të dhënë. Rrapoja i cili ishte mësuar që të përfitonte nga secili që takohej, tani nuk e ndjente veten komod, sepse nuk kishte çfarë të bluante. As grun s’kishte, e as ujë. Filloi t’i kritikonte ashpër edhe shokët e skuadrës që vinte për çdo ditë në zyrën e tyre. Por Rrapoja kritikën e drejtonte në aspektin e mosdijes së shokëve të tij, duke i akuzuar se s’po dinin gjë. Nuk e kuptonte se ja kishin ndal tagjinë. Pastaj meqë kishte para në xhep, filloi të dalë e të gjejë individ të ndryshëm, te të cilët merrte informacione, të cilat i duheshin atij, për ti bluar në laboratorin e tij. Rrapoja kur kishte informata dinte ti gatuante duke i renditur dhe stolisur ato. Kudo që paraqitej, kur përmendej emri i ndonjë aktivisti prezantohej duke i thënë se kishte shok të ngushtë. Dhe kështu Rrapoja filloi ta zgjeroi rrjetin e takimeve me njerëz duke marrë nektar të informacioneve nga secili dhe duke i shfrytëzuar ato për qëllime të veta. Para njerëzve kryesor paraqitej i dëgjueshëm absolut. Kështu shumë njerëz që e takonin Rrapon, këtë mundësi ja krijonin dy deri në tri herë, e pastaj ose largoheshin nga takimi me të, ose kur takoheshin me të edhe ata nuk i jepnin asnjë të dhënë. Rrapoja u nevrikos, nga se nuk po mund të shste dushk për gogla. Forma e veprimit të Rrapos ishte sikur thithja e viqit që i bënte sisëve të lopës. Nëse nuk qitnin qumësht, viqi i mëshon me kokë siseve për ti shtrydhur, për të qitur qumësht. Edhe rrapoa njëjtë vepronte, por sapo ja ndalinin taxhinë ata që i kishte keqëpërdoruar dhe e kishin marrë vesh, Rrapoja i akuzonte se: ju nuk dini asgjë, as të burgosurit politikë dhe as njerëzit e luftës. Rrapoja e ëndrronte veten se ishte gjeneral. Gjeneral i mendjes. Gjeneral i dijës, gjeneral edhe nga pamja, prandaj njerëzit e luftës dhe njerëzit e burgut filloi edhe ti urrej në shpirt. Me vete thoshte: ah sikur ta kisha unë biografinë e këtyre të burgosurve, madje edhe dijen e disave; dhe sikur ta kisha bashkë me këtë edhe lavdinë, e pse jo edhe muskujt e atyre që kanë marrë pjesë në luftë. As Herkuli dhe as Anjshtanji nuk do të mund të me afroheshin nga asnjëra anë, përfundoi duke folur me vete dhe duke i prekur muskujt e krahëve, e në të njëjtën kohë duke shikuar përreth se mos e pa apo e dëgjoj kush.

Duke vepruar me mjeshtri, Rrapo nuk hezitonte që tu shkonte në zyrë shefave, shpesh. Duke i lavdëruar shumë, filloi ti dëgjoi ata. Dhe në momentet e volitshme kur ata filluan ti besonin, Rrapoja nisi që të kosiste në të majtë dhe në të djathtë. I caktuan edhe punë të rëndësishme që sillte fitime. Filloi të gllabëroi jo vetëm nga fitimet që i krijohej mundësia, por edhe nga fitimet të tjera. Për arsyetime gjente 1001 të tilla. Dozën e spiunimit për të cilën kishte shumë përvojë, tani e rriti shumë. Filloi të spiunoj te shefat të qene e të paqena. Kur skishte informata, i trillonte ato. Çdo njeri që paraqiste rrezik për pozitën e tij, mundohej ta denigronte me nofka e profka te shefat. Natyrisht sidomos duke trilluar nga imagjinata e tij e pasur. Filloi ta hante shum mish, filloi të voziste gjip të zi, filloi të pinte e të argëtohej me femra anë e kënd të Kosovës. Disa femrave madje tu blente edhe banesë, me parat që i merrte nga shefat dhe me kursimet e fitimeve të punës…

Rrapoja duke gënjyer shpesh, u egërsua. Nga egërsia u rrit shumë. Fillimisht atij i bëhej çdo lloj këmishe në trupin e tij, por nuk zgjaste shumë dhe të gjitha këmishët i bëheshin të vogla, sepse hynin në ujë. Ndërsa trupi i Rrapos nuk zvogëlohej dot nga asnjë lloj i ujit në Kosovë. Kur e panë shefat këtë gjë, ndonëse me vonesë të madhe, filluan ta largonin, madje edhe ta tallnin. Ndonjëhere kur u duhej për të lehur ndaj dikujt, herëpashere e afroninin. Por si duket, asnjëri nuk e lejonte më Rrapon që ta kapte për qafe, sepse atë njeri që Rrapoja e kapte për qafe, e shtrëngonte aq fort, saqë kishte dhëmbje të qafës për një muaj rresht.

Dhe kështu Rrapoja u largua nga shefat, kur shefat kishin humbur pushtetin për shkak se ishin shoqëruar me shumë njerëz si Rrapoja. E Rrapo mbeti si peshku në rërë. Askush nuk e afronte.

Një ditë nëpër kuluare flitej se Rrapoja kishte përfunduar në çmendinë.

Dikush nëpër kafene, duke hëngër mish e pirë verë e raki, kur përmendej emri i Rrapos qeshej. Të gjithë qeshnin. Dikujt lëngu i mishit i rrodhi nga goja. E fshiu me llërë. Mnga e këmishës së bardhë ju zverdh. Dikujt nga e qeshura e madhe i mbeti mishi në fyt. U bë skenë e zymtë. Të gjithë sytë i çuan të njeriu që ishte shtrirë në dysheme dhe po bënin përpjekje për të ja rikthyer frymën.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria fillon restaurimin e trashëgimisë kinematografike

Procesi i restaurimit të trashëgimisë kinematografike në Shqipëri ka një rëndësi të madhe për ruajtjen …