Bedri Hamza: Kosovës i duhen institucione stabile dhe funksionale

 Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike në vend dhe procesin e formimit të institucioneve të reja. Hamza theksoi se Kosovës i nevojiten institucione funksionale, stabile dhe efektive, duke shprehur pritjen që procesi i certifikimit të rezultateve zgjedhore të përfundojë në ditët në vijim. Ai ritheksoi përkushtimin e PDK-së ndaj demokracisë, funksionimit të institucioneve dhe mbrojtjes së interesit shtetëror. Gjatë takimit, kreu i PDK-së shprehu shqetësim për, sipas tij, prapakthimin në fusha kyçe si ekonomia, integrimi euroatlantik, sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe liria e shprehjes, duke theksuar se partia e tij do të vazhdojë të kontribuojë në forcimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e prioriteteve strategjike të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …