Bedri Hamza: Në programin qeveritar nuk parashihet as një masë konkrete për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë

Bedri Hamza: Në programin qeveritar nuk parashihet as një masë për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka kritikuar Qeverinë Kurti për mospërfshirje të asnjë mase konkrete për rimëkëmbjen e vendit, pas pandemisë Covdi 19. Gjatë seancës plenare, ku po diskutohet për gjendjen ekonomike si pasojë e pandemisë. Hamza kërkoi nga ekzekutivi përshpejtim të Projektligjit për rishikim të buxhetit për vitin 2021, derisa edhe kritikoi për mosimplementim të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. “Shqetësuese për ne mbetet që as në programin qeveritar nuk parashihet as një masë konkrete, me burime të qëndrueshme të financimit se si do të bëhet rimëkëmbja ekonomike e vendit, pas pandemisë Covid 19. Për më keq një program për ekonominë shumë i paqartë edhe sa i përket çështjes së tatimeve”, tha ai. Ndërkohë, paraqiti edhe disa nga rekomandimet e partisë së tij që qeveria të përfshijë në kuadër të rishikimit të buxhetit.

Kontrolloni gjithashtu

Nagip Arifi:

Nagip Arifi: Qytetarët e Bujanocit do të votojnë pavarësisht thirrjeve përçarëse të Albin Kurtit

Kandidati për kryetar të Komunës së Bujanocit nga Partia Demokratike, Nagip Arifi, ka komentuar lidhur …