PDK largohet nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, nuk pajtohet për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet

Bedri Hamza: Nëse vendi shkon në zgjedhje të reja PDK-ja i mirëpret ato, përndryshe do të jemi në opozitë

Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se nëse vendi do të shkojë në zgjedhje të reja ky subjekt parlamentar i mirëpret. Gjithashtu, ai theksoi se PDK-ja ka deklaruar më parë që do të jenë në opozitë. “Unë jam i sigurt që Kadri Veseli ka vendosur standarde të reja ende pa dalë zyrtarisht rezultatet zgjedhore. Ai ka deklaruar që PDK-ja ka mbetur në opozitë”. “Kjo është besoj në dobi të vendit e kemi pranuar rezultatin dhe kemi deklaruar që do të jemi në opozitë. Deri tani me asnjë veprim tonin nuk i kemi penguar partitë që pritet të formojë qeverinë”. “Ne presim që partia e parë të jep rezultate nëse vjen një situatë që vendi të shkojë në zgjedhje, ne jemi të gatshëm për këtë opsion”. “Nëse janë këto zgjedhje ne do të punojmë më shumë që të rifitojmë elektoratin e humbur në disa komuna si Prizreni”, është shprehur ai.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it, gjenerali turk, Ozkan Ulutash, ka qëndruar në një vizitë zyrtare, në selinë e NATO-s, në Bruksel

Ulutash: Aleatët dhe partnerët e NATO-s mbështesin përpjekjet e KFOR-it për sigurimin e mjedisit të sigurt në Kosovë

Komandanti i forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë, gjenerali turk,  Ozkan Ulutash, ka deklaruar se …