Bedri Hamza prezanton zotimin për shëndetësinë: sigurime shëndetësore, barna falas dhe investime në infrastrukturë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar sot zotimin e tretë elektoral të partisë së tij, i cili fokusohet në reformimin e sistemit shëndetësor në vend. Gjatë një konference për media, Hamza theksoi se programi qeverisës i PDK-së synon krijimin e një sistemi shëndetësor më cilësor, me shërbime më të shpejta dhe më të qasshme për qytetarët, duke e cilësuar shëndetin si të drejtë themelore dhe jo privilegj. Sipas tij, plani përfshin zbatimin e sigurimeve shëndetësore, furnizim të rregullt me barna esenciale, si dhe ofrimin e barnave falas për pacientët me sëmundje kronike, me qëllim uljen e barrës financiare për familjet. Hamza ka premtuar gjithashtu investime në modernizimin e spitaleve ekzistuese, përfshirë QKUK-në, si dhe ndërtimin e Spitalit Rajonal të Prishtinës. Në fokus të programit, sipas tij, do të jetë edhe krijimi i një Qendre Kombëtare të Urgjencës Mjekësore për reagim më të shpejtë në rastet emergjente. Ndër projektet e tjera të prezantuara përfshihen digjitalizimi i sistemit shëndetësor përmes dosjeve elektronike dhe termineve online, investimet në pajisje moderne diagnostikuese, si dhe zbatimi i një programi kombëtar për kancerin me skrining dhe trajtim sipas standardeve evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Rritet ndjeshëm numri i institucioneve dhe agjencive të pavarura që po përballen me mungesë të anëtarëve

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj ka shfaqur shqetësimin e tij për …