BE nuk dërgon mision vëzhgues në zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë

Për herë të parë pas më shumë se një dekade, Bashkimi Evropian nuk do të angazhojë një mision të posaçëm për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, duke shënuar një devijim nga praktika e deritanishme në proceset zgjedhore të vendit. Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, i kishte dërguar ftesa zyrtare institucioneve evropiane, përfshirë kryetaren e Parlamentit Evropian Roberta Metsola dhe përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme Kaja Kallas, me kërkesën për dërgimin e vëzhguesve në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit. Kjo kërkesë nuk është shoqëruar me një përgjigje pozitive nga Brukseli, ndërsa arsye zyrtare për mosdërgimin e një misioni të posaçëm nuk janë bërë publike. Në vend të një misioni të plotë vëzhgues, BE-ja do të jetë e pranishme vetëm përmes stafit të saj diplomatik në Kosovë, i akredituar si “EU in Kosovo”, por jo me një ekip të dedikuar ekspertësh zgjedhorë, siç ka ndodhur në ciklet e mëparshme zgjedhore. Që nga viti 2013 dhe zgjedhjet parlamentare të vitit 2014, BE ka qenë rregullisht e pranishme me misione të posaçme vëzhguese, të cilat pas përfundimit të procesit kanë hartuar raporte të detajuara mbi standardin e zgjedhjeve dhe administrimin e tyre në Kosovë. Mungesa e një misioni të tillë këtë herë ngre pyetje mbi qasjen aktuale të BE-së ndaj proceseve demokratike në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Rritet ndjeshëm numri i institucioneve dhe agjencive të pavarura që po përballen me mungesë të anëtarëve

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj ka shfaqur shqetësimin e tij për …