Bedri Hamza zotohet për stimulimin financiar të sektorit privat dhe premton rritje të eksporteve e zhvillim ekonomik

Me afrimin e zgjedhjeve nacionale, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, prezantoi një paketë të re stimujsh financiarë të cilët, sipas tij, synojnë mbështetjen e zhvillimit të sektorit privat dhe rritjen e eksportit. Këto masa janë pjesë e programit më të gjerë të quajtur “Kosova mundet ma mirë” dhe përfshijnë subvencione për investime private, grante për modernizimin e teknologjisë, financime për rritjen e eksporteve dhe zgjerimin e Fondit të Garantimit të Kredive të Kosovës. Një nga pikat kyçe të programit është zotimi për subvencione qeveritare deri në 30% të shumës totale të investimit, një masë që Hamza e quan “një program të fuqishëm për mbështetjen financiare të sektorit privat.” Në fokusin e planit të Hamzës është gjithashtu zgjerimi i Fondit të Garantimit të Kredive të Kosovës, për të siguruar kredi me kushte të favorshme për bizneset strategjike.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …