Behlul Beqaj: Gjykata Speciale bën padrejtësi të madhe nëse nuk e arreston Thaçin, në bazë të raportit të Dik Martit

Behlul Beqaj: Gjykata Speciale bën padrejtësi të madhe nëse nuk e arreston Thaçin, në bazë të raportit të Dik Martit

Dikur mik e vasal i Thaçit, më vonë kundërshtar i tij, analisti i jugomedieve, Behlul Beqaj konsideron se është pa kuptimtë nëse Gjykata Speciale nuk e arreston kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi, meqë sipas tij ai kishte qenë edhe shënjestra kryesore e raportit të Dik Martit të cilit i beson fort ky analist i nostalgjisë së bashkim vëllazërimit. Ai thotë se Thaçi nuk ka përkushtim për Amerikën, sepse sipas tij deshi ‘t’ua ngul thikën në shpinë’ amerikanëve duke bërë përpjekje ta shfuqizojë Gjykatën Speciale, të cilën po bën përpjekje ta shfuqizojë edhe tani. Thaçi po mendon se amerikanët do ta shpëtojnë nga Gjykata Speciale. Do të ishte padrejtësi e madhe që personi më i apostrofuar në raportin e Dik Martit të shpëtojë nga Gjykata Speciale”, theksoi  Behlul Beqaj për jugo-mediet e Kosovës, duke arsyetuar raportin e Dik Martit  në të cilin shkruan se “luftëtarët e UÇK-së kanë kontrabanduar me organet e serbëve të rrëmbyer gjatë luftës në Kosovë”. Behlul Beqaj, Veton Surroi dhe simahorët e tyre kanë qenë dhe po mbesin mbështetës besnikë të raportit të Dik Martit, të cilët si duket i kanë shërbyer me të dhëna të shpifura e të inskenuara bashkë me një klan të LDK-së,  dhe tani kur ky raport nuk po përmendet fare, këta janë sikletosur përse nuk po merret në pyetje dhe nuk po i ngritet aktakuza, kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, të cilin e konsiderojnë fajtor për luftën e UÇK-së dhe prishjen e rehatisë nën Serbinë e Milosheviqit.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza shfaq dyshime lidhur me komunikimin e njërit prej organizatorëve të sulmit në veri të Kosovës me Mimoza Kusarin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ngritur një zë kritik në lidhje me dialogun me …