Gjatë kësaj jave mbledhet Këshilli i BE-së, por nuk pritet që të merret vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën

Në këtë javë mbledhet Këshilli i BE-së, por nuk pritet që të merret vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën

Të enjten e kësaj jave është paraparë të mbahet mbledhja e radhës e Këshillit të BE-së që është përgjegjës për heqjen e vizave për Kosovën, por vlerësohet se mundësia është minimale që në këtë takim të merret vendimi për liberalizimin. Ndonëse shtetet e BE-së vazhdojnë të mos jenë të unifikuara për këtë proces, nga Ministria e Integrimit e Kosovës thonë se viti 2020 është shpresëdhënës për liberalizimin e vizave. Që nga viti 2018, kur Parlamenti Evropian e dha dritën e gjelbër për heqjen e vizave për kosovarët, ende nuk ka pasur asnjë pikë kthese në këtë proces. Madje sipas BE-së, për të ndodhur liberalizimi për Kosovën duhet të unifikohen shtetet e BE-së, të cilat aktualisht nuk ndajnë të njëjtin qëndrim për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu, kritikon ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për pjesëmarrje në fushatën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka kritikuar ministren e  Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për pjesëmarrjen e …