Behrami: Kryeministri Kurti ka ardhur në pushtet me anë të kundërshtimit të “Zajednices” të cilin tani po pranon

Duke folur për qëndrimit e kryeministrit, Albin Kurti për Asociacionin, ish këshilltari i kryetarit, Hashim Thaçi, Artan Behrami ka thënë se kryeministri Kurti ka ardhur në pushtet me anë të kundërshtimit të “Zajednices” të cilin tani po pranon. Ai ka theksuar më tutje se “Zajednica” ka qenë pika kyçe e Lëvizjes Vetëvendosje për të ardhur në pushtet, pasi kundërshtimet ishin të mëdha sa kjo parti ishte në opozitë. “Zotëri Kurti, ka konsistencë vetëm në një gjë, në shkatërrimin e institucioneve të Kosovës, në shkatërrimin e shtetit të Kosovës, në gjithçka tjetër ai është inkosistent me kauzën më të cilën ka ardhë në pushtet e që ka qenë “Zajednica”. Ai sot është duke pranuar dhe unë mendoj që është ndër skandalet më të mëdha në historinë e Kosovës, ndër mashtrimet më të mëdha sepse zotëri Kurti, çdo ditë po dëshmohet si një mashtrues optik ku me kauzat e rrejshme më të cilat ka ardhë në pushtet sot po i përmbysë dhe po i pranon një nga një”, ka thënë mes tjerash për Ekonomia Online, ish këshilltari i kryetarit, Hashim Thaçi, Artan Behrami.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …