Behxhet Pacolli thotë se është për të ardhur keq që si shtet kemi arritur në këtë gjendje ku polarizimi është në shkallë shqetësuese

Behxhet Pacolli nuk beson se mund të bëhet pjesë e Qeverisë se re por as bashkëjetesën me NISMA-n

Lideri i AKR-së, Behxhet Pacolli, ka thënë se nuk beson që mund të jetë pjesë e Qeverisë së re, e cila mund të formohet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. “Unë me asnjë lider partiak nuk kam pasur raporte të këqija, po ashtu edhe me zotin Kurti kam respekt. Sa i përket bashkëpunimit politik nuk jam i sigurt se do të ndodhë. Unë besoj që LDK-ja dhe Vetëvendosje kanë mjaft numra e partnerë për të qeverisur. Ashtu si e shoh unë AKR-ja bashkë me NISMA-n do të mbesim në opozitë”, ka thënë ai. Pacolli ka thënë se verdikti i qytetarëve duhet të respektohet. “Kam qenë pjesë e qeverisë dhe unë e shoh një ndëshkim nga qytetarët për qeverinë e kaluar. Jam pjesë e saj dhe ky ndëshkim më ka konsideruar edhe mua. Është e vështirë të them po s’do të jem pjesë e qeverisë. Nëse qytetari ka vendosë ndryshe, duhet ta kuptojmë qytetarin dhe të jemi në opozitë dhe nga aty të kontribuojmë”, ka thënë Pacolli. Ai e sheh të vështirë bashkëjetesën me partinë NISMA Socialdemokrate. “Ideologjikisht me NISMA-n jemi ndryshe, njëra e majtë e tjetra e djathtë, do të ishte e vështirë që të bashkëjetojnë bashkë”, ka deklaruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …